MBLEDHJA E BORDIT TË DREJTORËVE TË AKP-së 03.02.2025
Prishtinë   
04/02/2025
Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e radhës me date 29 janar 2025, ku ndër të tjera u informua lidhur me progresin mujor të punës së Agjencisë. Lidhur me transaksionet e ShAL 70 -te vendosi për refuzimin e 20 ofertave dhe për 5 asete aprovoi ofertat.
Në vazhdim Bordi i Drejtorëve e shqyrtoi dhe miratoi raportet përfundimtare të Divizionit për Shitjet Direkte respektivisht çmimin e shitjes për 15 parashtrues, bazuar në klasifikimin dhe kategorizimin e pronave për parashtruesit e kërkesave të Divizionit të Shitjeve Direkte. Poashtu në këtë drejtim Bordi morri vendim për klasifikim dhe kategorizim të pronës sipas shfrytëzimit aktual për 45 raste për të cilat veçse është iniciuar shitja direkte.
Veç këtyre çështjeve Bordi shqyrtoi dhe miratoi 16 lista përfundimtare të punëtorëve për përfitimin e 20%-shit si dhe shpërndarjen e 20%. Për më tepër Bordi shqyrtoi dhe miratoi inicimin e procedurave të likuidimit për Ndërmarrjen Shoqërore Hoteliere MIT129 “Kopaonik” – Leposaviq dhe u informua lidhur me Raportin Përfundimtar të procesit të likuidimit të PRZ084 KB “Kijeva”, Kijevë – Malishevë i cili në procedurë të rregullt do te dërgohet për vendimmarrje në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.
Bordi aprovoi edhe raportet rekomanduese për shitje të banesave të NSh-ve për 4 parashtrues dhe një 1 refuzim ne mungesë te plotësimit te kritereve juridike.
Bordi shqyrtoi qiradhënien e një numri të aseteve për një periudhë njëvjeçare, bazuar në shpalljen publike të datës 14.01.2025 ku kishte 19 aprovime dhe 10 refuzime.
Gjithashtu, Bordi rishqyrtoi aktet e brendshme nënligjore lidhur me shitjen e aseteve me tender publik me qellim të rritje se transparencës si dhe aprovoi objektivat e menaxhmentit për vitin 2025.
Bordi shqyrtoi dhe aprovoj raportin e auditorit të brendshëm për vitin 2024, dhe marrëveshjen e re të bashkëpunimit me BSPK-në si dhe disa çështje tjera administrative lidhur me personelin dhe transferimin e dokumentacionit arkivor te NSh -ve te autoritet përkatëse .