Pyetje

Ligji 06/L-081 garanton të drejtën e secilit person, pa diskriminim mbi çfarëdo baze, për të pasur qasje në dokumente publike, të prodhuara, pranuara, mbajtura apo kontrolluara nga institucionet publike, si dhe të drejtën për ripërdorimin e dokumenteve të sektorit publik. Kërkesa mund te bëhet nga personi, me shkrim, në formë elektronike, ose verbalisht. Ju mund t’i drejtoheni Agjencisë përmes e-mail adresës së personit kontaktues; fitore.gagica@pak-ks.org duke dorëzuar kërkesën tuaj tek Zyrtari për Qasje ne Dokumente Publike. Agjencia do t’ju përgjigjet brenda afatit kohor të përcaktuar në ligjin në fjalë.

Formulari për parashtrimin e kërkesës për qasje në dokumente publike

Investitorët e interesuar duhet të kontaktojnë AKP-në dhe të marrin Rregullat e   Tenderit për NDËRMARRJEN E RE specifike. Këto Rregulla të Tenderit do të udhëheqin procesin e tenderit

Rishikimi i Memorandumit për informim, shqyrton të dhënat konfidenciale në Selinë e AKP-së ose Zyret Rajonale të AKP-së, bënë vizita me stafin e AKP-së në NSH Ndër e Re, dhe kryen Hulumtimin Paraprak

Dorëzon ofertën në datën e dorëzimit të ofertës

Merr pjesë në hapjen e Ofertës (nuk është e domosdoshme)

Jo. Ju DUHET TË DORËZONI ME DORË ZARFET E OFERTËS.

Po. Stafi i AKP-së do të jetë i gatshëm t’i përgjigjet pyetjeve dhe do të ofroj informata lidhur me procesin e ofertimit.

Jo, Ju mund të dërgoni ndonjë mik ose përfaqësues. Ata do të pranojnë një fletëpranim.

Jo. Ju DUHET TË DORËZONI ME DORË ZARFET E OFERTËS.

Ofertat pranohen vetëm kur dorëzohen me dorë prej orës 10:00 deri 12:00 në Datën e Dorëzimit të Ofertës, në vendin e caktuar nga Agjencia. Aktualisht, deri në njoftim tjetër, ofertat dorëzohen në Hotel Grand në Prishtinë. Këto oferta hapen në po të njëjtin vend në orën 12:30.

Duhet të kërkoni Dokumentet për NDËR. E RE për të cilën jeni të interesuar ta bleni.

Ekzistojnë Dokumente specifike për secilën NDËR. TË RE.

Nënshkruan marrëveshjen mbi ruajtjen e sekretit afarist për Ndër. e Re  për të cilën dëshironi të ofertoni.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mbi ruajtjen e sekretit afarist ju do të pranoni Memorandumin e Informatave, informata nga zyra e të dhënave, dokumentet ligjore dhe rreziqet tjera si dhe informatat tjera përkatëse.

Gjithashtu mund të vizitoni Ndër. e Re për të cilën jeni të interesuar.

Hulumtimi paraprak – studimi, mbledhja dhe analiza e informatave është përgjegjësi e secilit ofertues.

Viziton faqen e internetit të AKP-së, www.pak-ks.org dhe lexon pjesët përkatëse. Dokumentet për Ndërmarrje janë ta gatshme për secilën Ndër. të Re.

Po ashtu ju duhet të shkarkoni modelin “Rregullat e Tenderit” dhe të lexoni atë me kujdes. Mirëpo kushtoni vëmendje që secila NDËR. E RE do të ketë “Rregulla të Tenderit” të veçanta për secilën, e cila duhet të merret në AKP dhe e cila do të udhëheq procesin e tenderit për “NDËR. E RE” përkatëse.

Kontakton AKP-në dhe cakton takim me përfaqësuesit e Divisionit të Shitjes/Njësinë për Marketing dhe Marrëdhënie me Investitorë në zyrën kryesore në Prishtinë.

Numri kryesor në Divizionin e Shitjes/Zyren e Njësisë për Marketing dhe Marrëdhënie me Investitorë në AKP është +381 (0) 38 500-400 lok. 1255.

Zyret Rajonale të AKP-së janë: ZR Prishtinë, ZR Pejë, ZR Gjilan, ZR Mitrovicë dhe ZR Prizren.

Në përgjithësi, AKP-ja krijon Ndërmarrje të Reja nga Ndërmarrjet Shoqërore duke ofruar për shitje asetet dhe obligimet aktuale të NSH-ve (të përcaktuara për tre muajt e fundit të llogarive të pagueshme të papaguara dhe vitin e fundit të TVSH-së së papaguar). Në këtë mënyrë mundësohet investimi në asetet kyçe, ndërsa obligimet e N.SH-së trajtohen gjatë procesit të Likuidimit.

Me krijimin e Ndërmarrjeve të reja, investitorët paraqesin ofertë vetëm për asetet e caktuara – dhe vetëm për një numër të kufizuar të detyrimeve aktuale – të NSH-së dhe nuk paraqesin oferta për vetë NSH-në si tërësi. Në këtë dokument, “NDËR E RE” i referohet grupimit të aseteve dhe detyrimeve aktuale të NSH-së të shitura nga AKP-ja.

Ndonjëherë AKP-ja ndanë NSH-në në disa Ndër te Reja të vogla. Ju lutem sigurohuni që keni bërë ofertën për NDËR E RE e cila posedon asetet për të cilat jeni të interesuar. Memorandumi për Informim (shih më poshtë) përmban përshkrime të hollësishme të të gjitha aseteve që i takojnë secilës NDËR. TË. RE.

AKP-ja gjithashtu bën shitjën e aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore në Likuidim, që ndryshe I referohet si Shitja e Aseteve përmes Likudimit. Në këtë rast nuk ofrohet për shitje Ndërmarrja e Re (asete se bashku me detyrimet e kufizuara) por vetëm asete të caktuara të NSH-së.

AKP-ja lancon Shitjen e Aseteve në mënyrë periodike gjë për të cilën publikon njoftimet në Webfaqen zyrtare të Agjencisë, shtypin ditor vendor, televizionet kombëtare, dërgon e-mail njoftues palëve të interesit si dhetërë investitorëve potencial të rregjistruar në databazën e saj si. Gjithashtu, në raste të caktuara bëhen edhe publikime në shtypin ndërkombëtar.

Agjencia Kosovare e Privatizimit është një organ i pavarur publik i cili i ushtron funksionet dhe përgjegjësitë në mënyrë plotësisht të pavarur, në bazë Ligjit të Kuvendit të Kosovës ligjit Nr. 05-/L-080 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit Nr. 04/L-034 i plotësuar dhe ndryshuar me ligjin Nr. 04/L-115 për përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.

AKP ka zotësi të plotë juridike, posaçërisht për të bërë kontrata, për të marrë, mbajtur ose shitur pronën, si dhe ka të gjitha kompetencat e vetëkuptueshme për përmbushjen në tërësi të detyrave dhe kompetencave të dhëna me këtë ligj; si dhe të padisë e të paditet në emër të saj. AKP themelohet si pasardhëse e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit të rregulluar në bazë të Rregullores së UNMIK-ut 2002/12 “Mbi Themelimin e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit”, me ndryshime, dhe të gjitha asetet dhe përgjegjësitë e saj do të jenë asete dhe përgjegjësi të AKP-së.

Dhoma e Veçantë ka juridiksion ekskluziv për të gjitha paditë kundër Agjencisë.

Agjencia ka Bordin e Drejtorëve, Drejtorin Ekzekutiv dhe dy Zëvendësdrejtorë Ekzekutiv, Divizionin e Sekretarisë Ekzekutive si dhe personelin profesional dhe teknik.