Agjencia Kosovare e Privatizimit themelohet si një organ i pavarur publik i cili i ushtron funksionet dhe përgjegjësitë në mënyrë plotësisht të pavarur, në bazë Ligjit të Kuvendit të Kosovës ligjit Nr. 05-/L-080 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit Nr. 04/L-034 i plotësuar dhe ndryshuar me ligjin Nr. 04/L-115 për përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.AKP ka zotësi të plotë juridike, posaçërisht për të bërë kontrata, për të marrë, mbajtur ose shitur pronën, si dhe ka të gjitha kompetencat e vetëkuptueshme për përmbushjen në tërësi të detyrave dhe kompetencave të dhëna me këtë ligj; si dhe të padisë e të paditet në emër të saj. AKP themelohet si pasardhëse e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit të rregulluar në bazë të Rregullores së UNMIK-ut 2002/12 “Mbi Themelimin e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit”, me ndryshime, dhe të gjitha asetet dhe përgjegjësitë e saj do të jenë asete dhe përgjegjësi të AKP-së.