Vala 53

Vala 53

Agjencia Kosovare ePrivatizimit bën Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmesmetodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'iblejnë NewCo-të (Ndërmarrjet e reja) të krijuara nga asetet themeloredhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSh-ve përmes tenderit dhe mekonkurrencë të hapur, në listën si vijon:

AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE NDËRMARRJEVE TË REJA NË VALËN E 53 TË PRIVATIZIMIT

Agjencia Kosovare e Privatizimit, në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-034 për Privatizim, nga analizat e saj tëdokumentacionit dhe dëshmive tjera në lidhje me subjektet/asetet e dhënamë poshtë ka arritur në përfundimin se subjektet /asetet e tilla hyjnëbrenda juridiksionit të saj.

 

Ndërmarrja e Re Jugobanka Ndërtesa Kryesore e Administratës Mitrovicë SH.P.K. - kjo shitje i mundëson blerësve potencial të blejnë tokë në sipërfaqe prej 909 m2 dhe dy ndërtesa: Ndërtesën Kryesore Administrative 6 katëshe në sipërfaqe të përafërt prej 2,364 m2 dhe ndërtesën ndihmëse në sipërfaqe  prej 108 m2. Prona gjendet në qendër të Mitrovicës, në rrugën Mbretëresha Teutë, përballë Procredit Bankës dhe Palestrës së Sporteve.
Prona është në shfrytëzim nga UNMIK-u ndërsa ndërtesa ndihmëse është uzurpuar nga pala e tretë. (Depozita e Ofertës €100.000)

Ndërmarrja e Re Jugobanka Zyra në Mitrovicë Sh.P.K. - kjo shitje i mundëson blerësve potencial të blejnë hapësirat për zyre dhe garazhin në një sipërfaqe prej 69,90 m2, që gjenden në katin përdhesë të ndërtesës për banim në qendër të Mitrovicës Veri, në rrugën Mbreti Petër I nr. 165. Prona është e uzurpuar. (Depozita e Ofertës €20.000)

Ndërmarrja e Re Jugobanka Zyra 1 në Prishtinë Sh.P.K. - kjo shitje i mundëson blerësve potencial të blejnë hapësirat për zyre në një sipërfaqe të përafërt prej 98.70 m2, që gjenden në katin përdhesë të ndërtesës për banim në qendër të Prishtinës, në Sheshin Nëna Tereza, përballë Hotelit Iliria. Aktualisht prona i është lëshuar me qira Agjensionit Turistik Albakos. (Depozita e Ofertës €50.000)

Ndërmarrja e Re Jugobanka Zyra 2 në Prishtinë Sh.P.K. - kjo shitje i mundëson blerësve potencial të blejnë hapësirat për zyre në një sipërfaqe të përafërt prej 78 m2 që gjenden në katin përdhesë të ndërtesës për banim në qendër të Prishtinës, në Sheshin Nëna Tereza, përballë hotelit Iliria.
Aktualisht prona i është lëshuar me qira Bankës Ekonomike dhe Kompanisë së Sigurimeve “Siguria”. (Depozita e Ofertës €50.000)

Ndërmarrja e Re Jugobanka Zyra në Viti Sh.P.K. - kjo shitje i mundëson blerësve potencial të blejnë hapësirat për zyre në një sipërfaqe të prej 118.96 m2, që gjendet në qendër të Vitisë në rrugën Adem Jashari.
Aktualisht prona i është lëshuar me qira personit privat. (Depozita e Ofertës €20.000)

Ndërmarrja e Re Jugobanka Zyra në Pejë Sh.P.K. - kjo shitje i mundëson blerësve potencial të blejnë hapësirat për zyre në një sipërfaqe të prej 160 m2, që gjenden në katin përdhesë të ndërtesës për banim në qendër të Pejës, në rrugën Sheshi i Heronjve, afër ndërtesës së Komunës.
Aktualisht prona i është lëshuar me qira  Firmës Private Noli Inzhiniering. (Depozita e Ofertës €20.000)

Ndërmarrja e Re Jugobanka Zyra në Istog Sh.P.K. - kjo shitje i mundëson blerësve potencial të blejnë hapësirat për zyre në një sipërfaqe të prej 62 m2, që gjendet në objektin dykatësh në qendër të Istogut, rruga Skënderbeu, përballë Qendrës Tregtare.
Aktualisht prona i është lëshuar me qira Firmës Private “Meshari”. (Depozita e Ofertës €20.000)

Ndërmarrja e Re Jugobanka Zyra në Gjakovë Sh.P.K. - kjo shitje i mundëson blerësve potencial të blejnë hapësirat për zyre në një sipërfaqe prej 181.88 m2, që gjendet në katin përdhesë dhe në katin e parë të objektit trekatësh (e njohur si ndërtesa e KEK-ut) në qendër të Gjakovës, rruga Emin Duraku pn.
Një pjesë e lokaleve i është dhënë me qira KEK-ut, ndërsa pjesa tjetër është e uzurpuar nga pala e tretë. (Depozita e Ofertës €20.000)

Ndërmarrja e Re Jugobanka Zyra në Skenderaj Sh.P.K. - kjo shitje i mundëson blerësve potencial të blejnë hapësirat për zyre në një sipërfaqe prej 80 m2 , që gjendet në katin përdhesë të ndërtesës për banim në qendër të Skenderajit, afër Sheshit Adem Jashari, pranë barnatores së qytetit.
Aktualisht prona i është lëshuar me qira personit privat. (Depozita e Ofertës €20.000)

Ndërmarrja e Re Jugobanka Zyra në Dragash Sh.P.K - kjo shitje i mundëson blerësve potencial të blejnë hapësirat për zyre në një sipërfaqe të prej 66 m2, që gjendet në katin përdhesë të ndërtesës për banim në qendër të Dragashit, në rrugën Dëshmorët e Kombit pn, përballë Hotelit Sharr.
Aktualisht prona i është lëshuar me qira personit privat. (Depozita e Ofertës €20.000)

Ndërmarrja e Re Jugobanka Zyra në Rahovec Sh.P.K. - kjo shitje i mundëson blerësve potencial të blejnë hapësirat për zyre në një sipërfaqe të prej 99.20 m2 që gjendet në katin përdhesë të ndërtesës për banim në qendër të Rahovecit, në rrugën Xhelal Hajda-Toni Nr. 21. Një pjesë e lokaleve i është dhënë me qira Firmës Private “HASCO” ndërsa pjesa tjetër është e uzurpuar nga pala e tretë. (Depozita e Ofertës €20.000)

Ndërmarrja e Re Jugobanka Zyra në Klinë SH.P.K. - kjo shitje i mundëson blerësve potencial të blejnë hapësirat për zyre në një sipërfaqe të prej 80.09 m2 që gjendet në katin përdhesë të ndërtesës për banim në qendër të Klinës, rruga Dëshmorët e Kombit pn.
Aktualisht prona i është lëshuar me qira Firmës Private “Kompakt” si dhe Firmës Private “Hidromont”. (Depozita e Ofertës €20.000)

Ndërmarrja e Re Jugobanka Zyra në Zveçan Sh.P.K. - kjo shitje i mundëson blerësve potencial të blejnë hapësirat për zyre në një sipërfaqe të prej 78.49 m2, që gjendet në katin përdhesë të ndërtesës për banim në qendër të Zveçanit, në rrugën Mbreti Milutin pn.
Prona është e uzurpuar. (Depozita e Ofertës €20.000)

Ndërmarrja e Re Jugobanka Zyra në Zubin Potok Sh.P.K. - kjo shitje i mundëson blerësve potencial të blejnë hapësirat për zyre në një sipërfaqe të prej 90m2, që gjendet në katin përdhesë të ndërtesës për banim në qendër të Zubin Potokut, në rrugën Kolasinskih Knezeva pn.
Prona është e uzurpuar. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

Banka Themelore Jugobanka Mitrovicë Fi -49/78;Jugobanka Mitrovica dega e Jugobankës Beograd Fi-2/89;Jugobanka Jugbanka SH.A. në rehabilitim Mitrovicë Fi-730/91;Jugobanka Jugbanka SH.A Mitrovicë Fi-4972/92;Jugobanka Jugbanka Kompani Aksionare Mitrovicë Fi-1827/95

Ndërmarrja e Re Fonderia - Emajli Fabrika për përpunimin e metaleve SH.P.K. - përfshin tokën me sipërfaqe prej afërsisht 4ha, 85ari dhe 9m² (48509m²) dhe objektet me sipërfaqe të prej afro 18660m² e regjistruar në  certifikatën e pronës Nr. 15 dhe 39, “ZK Zidi i Sadik Agës” I dhe II, Zona Industriale, Komuna Gjakovë,. (Depozita e Ofertës €100.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

OP Industria Metalike "Metaliku"
NSH "Metaliku"-BOAL Fonderia
NSH "Fonderia"  Ndërmarrja për prodhimin dhe përpunimin e produkteve nga Giza "Fonderia" Fi. 432/90
NSH Ndermarrja për prodhimin e produkteve te emailuara "Emjal" Fi.995/91
NPPG Fonderia 80108893, regjistrimi i përkohshëm i UNMIK-ut

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Poterq i Epërm SH.P.K. - përbëhet nga toka bujqësore me sipërfaqe prej 48ha, 48ari dhe 66m² (484866m²) e cila gjendet në ZK Poterq i Epërm, Komuna Klinë, Kosovë. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

KBI Bujqësia
N.P. KBI "Dushan Mugosha - Duq" OTHPB "Bujqësia", Pejë me p.p.sol. ;
NSH "Bujqësia", Pejë me p.p.. Fi. 525/89

Ndërmarrja e Re Dukagjiniremont - Depoja SH.P.K. - përbëhet nga objekti, i përdorur si shitore, me sipërfaqe rreth 406 m² i cili ndodhet në katin përdhesë të një objekti banesor në ngastrën kadastrale nr. 240/2, FP 5774, ZK Pejë, afër stacionit të autobusëve në Pejë, Kosovë.” (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

Ndërmarrja Shërbyese “Metohijaremont”, Pejë, Fi. 484/89;
SH.A. “Metohijaremont”, Pejë Fi. 6548/92;
SH.A. “Metohijaremont”, p.z.Pejë, Fi. 6035/93;
NSH për Mirëmbajtjen e Automjeteve “Dukagjiniremont” Pejë, Nr. Reg. UNMIK-ut 80090102

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore në Soponicë SH.P.K. - prona kryesore e kësaj Ndërmarrjeje të Re përbëhet nga toka bujqësore që gjendet në afërsi të fshatit Soponicë, Komuna e Kaçanikut. Prona e përgjithshme që do t’i bartet Ndërmarrjes së Re ka një sipërfaqe të prej 26.7 ha. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

(1) Ndërmarrja Shoqerore “Zadruga Shterpce” Fi-56/90
(2) Drustveno Produzece “Zadruga Strpce” Fi-56/90

Ndërmarrja e Re Liria “Shitorja”-Terzimahallë SH.P.K. - lokacioni afarist/shitorja për tu bartur në Ndërmarrjen e Re sipas çertifikatës mbi të drejtat e pronësisë së paluajtshme P-71813068-04131-0 (F.P. nr.5310) dhe Kopjes së Planit përfshin një sipërfaqe totale prej 147m².
Lokacioni afarist/shitorja përmban ndërtesën njëkatëshe që sipas kopjes së planit është e përbërë prej sipërfaqës prej 120m² me kulturë ndërtesë si dhe sipërfaqes prej 27m² me kulturë oborr.
Lokacioni afarist/shitorja ndodhet në rrugën “I.J.Kumanova” p.n në Terzimahallë, zonë primare e qytetit të Prizren.
Aktualisht lokacioni afarist/shitorja është e dhënë me qira palës së tretë. (Depozita e Ofertës €10.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NTSH “Liria” – Prizren
1) FI - 330/89 (10.11.1989) Ndërmarrja tregtare me shumicë dhe pakicë “Liria”  p.p.
Trogvinsko preduzece na velikoi malo “Liria” p.o.
2) FI - 6963/92 (14.12.1992) Shoqëria aksionare ndërmarrja tregtare për tregti të mallërave me “Liria p.p.
Deonicko drustvo trogvinsko preduzece za promet robe na veliko malo “Liria” p.o.
 

Ndërmarrja e Re Liria “Salloni i Mobileve” SH.P.K. përfshin kompleksin komercial/ ndërtesën që përmban bodrumin me rreth 900 m², katin përdhesë me rreth 950 m² dhe nën kulmin me rreth 50 m² (B+P+nk), dhe ndodhet në rrugën “Zahir Pajaziti” p.n në zonën primare të qytetit të Prizrenit.
Sipërfaqet e prezantuara të ndërtesës si më lartë janë sipas matjeve interne të NSH-së dhe jo zyrtare.
Prandaj, kompleksi komercial/salloni i mobileve në bazë të dhënave kadastrale të fundit të azhurnuara, fleta poseduese/certifikata mbi të drejtat e pronësisë së paluajtshme P-71813068-14288 dhe kopja e planit me numër të ngastrës kadastrale P-71813068-01075-2, përfshin sipërfaqen totale prej 1016m² me kulturë: Tokë e ndërtimit ndërsa ndërtesa nuk është e regjistruar në dokumente kadastrale.
Aktualisht kompleksi komercial/salloni i mobileve është i dhënë me qira palëve të treta. (Depozita e Ofertës €50.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NTSH “Liria” – Prizren
1) FI - 330/89 (10.11.1989)
Ndërmarrja tregtare me shumicë dhe pakicë “Liria” p.p.
Trogvinsko preduzece na velikoi malo “Liria” p.o.
2) FI - 6963/92 (14.12.1992)
Shoqëria aksionare ndërmarrja tregtare për tregti të mallërave me “Liria p.p.
Deonicko drustvo trogvinsko preduzece za promet robe na veliko malo “Liria” p.o.


-Ndërmarrja e re Lavërtaria-Blegtoria “Tokë Bujqësore” - Lubizhdë SH.P.K. - lokacioni/tokë bujqësore për tu bartur në Ndërmarrjen e Re përfshin një sipërfaqe totale prej prej 399272m² (39 Ha 92 ari e 72 m²), që ndodhet në ngastrën kadastrale P-71813046-00483-0 me sipërfaqe prej 232402m² (23 Ha 24 ari e 02 m²), dhe në ngastrën kadastrale P-71813046-00035-0 me sipërfaqe prej 166870m² (16 Ha 68 ari e 70 m²). Të dy ngastrat kadastrale (P-71813046-00483-0 dhe P-71813046-00035-0) ndodhen në zonën kadastrale Lubizhdë, të regjistruara në emër të Pasuria Shoqërore “KIB Progres”-Prizren.
Sipërfaqja, kushtet klimatike dhe toka e mundësojnë kultivimin e drithrave.
Lokacioni/tokë bujqësore ndodhet në Lubizhdë, Komuna e Prizrenit, dhe sipas informatës së menaxhmentit të NSH-së prona aktualisht përdoret nga NSh-ja. (Depozita e Ofertës €50.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH DLB
”Lavërtaria-Blegtoria” Prizren
1) Fi 698/89  (19.04.1990)
"Slozeno Preduzece za poljuprivrednu proizvodnju, preradu promet i usluga PIK "Progres-Export" sa O.sol. O Prizren Preduzece za ratarsku -povratarsku proizvodnju "Ratarstvo" sa P.O Dusanovo
2) FI - 7337/92 (18.12.1992)
Drustvo sa ogranicenom odgovornoscu "Progres Export- Ratarstvo i Stocarstvo " za proizvodnju ratarsko stocarskih proizvoda Dusanovo D.O.O.

Ndërmarrja e Re Vreshtaria – Toka Bujqësore në Novakë SH.P.K. - përfshin tokën bujqësore (vreshta jo aktiv) me sipërfaqen e përgjithshme prej 14 ha 24 ari 69 m² (142,469 m²) dhe i përfshin këto ngastra kadastrale P-71813061-00528-0 dhe P-71813061-00529-0.
Sipërfaqja, kushtet klimatike dhe toka e mundësojnë kultivimin e rrushit, apo drithrave. (Depozita e Ofertës €50.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH ”Vreshtaria” Landovicë
1)Preduzeće za proizvodnju vinskih i stonih sorta groždja "VINOGRADARSTVO" sa p.o. u Dušanovu – Prizren - 09.04.1990 – Fi.696/90;
2)Drustveno Preduzeće "VINOGRADARSTVO"  Dušanovo, Prizren -1992;
3)Preduzeće za Proizvodnju Groždja, Vina i Žestokih Alkoholnih Pića “KOSOVOVINO” Mala Kruša P.O. Prizren - 16.03.1992 – Fi. 563/92;
4)Preduzeće za Proizvodnju Groždja, Vina i Žestokih Alkoholnih Pića “PKB KOSOVOVINO” D.O.O. - 22.05.1992 (Fi.1921/92)


Ndërmarrja e Re Vreshtaria 1 – Toka Bujqësore në Zojz SH.P.K. - përfshin tokën bujqësore (vreshta jo aktiv) me sipërfaqen e përgjithshme prej 30ha 68ari 15 m² (306,815 m²).
Sipërfaqja, kushtet klimatike dhe toka e mundësojnë kultivimin e rrushit, apo drithrave. (Depozita e Ofertës €50.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH ”Vreshtaria” Landovicë
1)Preduzeće za proizvodnju vinskih i stonih sorta groždja "VINOGRADARSTVO" sa p.o. u Dušanovu – Prizren - 09.04.1990 – Fi.696/90;
2)Drustveno Preduzeće "VINOGRADARSTVO"  Dušanovo, Prizren -1992;
3)Preduzeće za Proizvodnju Groždja, Vina i Žestokih Alkoholnih Pića “KOSOVOVINO” Mala Kruša P.O. Prizren - 16.03.1992 – Fi. 563/92;
4)Preduzeće za Proizvodnju Groždja, Vina i Žestokih Alkoholnih Pića “PKB KOSOVOVINO” D.O.O. - 22.05.1992 (Fi.1921/92)

Ndërmarrja e Re Vreshtaria 2 – Toka Bujqësore në Zojz SH.P.K. - përfshin tokën bujqësore (vreshta jo aktiv) me sipërfaqen e përgjithshme prej 35ha 10ari 68 m² (351,068 m²).
Sipërfaqja, kushtet klimatike dhe toka e mundësojnë kultivimin e rrushit, apo drithrave. (Depozita e Ofertës €50.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH ”Vreshtaria” Landovicë
1)Preduzeće za proizvodnju vinskih i stonih sorta groždja "VINOGRADARSTVO" sa p.o. u Dušanovu – Prizren - 09.04.1990 – Fi.696/90;
2)Drustveno Preduzeće "VINOGRADARSTVO"  Dušanovo, Prizren -1992;
3)Preduzeće za Proizvodnju Groždja, Vina i Žestokih Alkoholnih Pića “KOSOVOVINO” Mala Kruša P.O. Prizren - 16.03.1992 – Fi. 563/92;
4)Preduzeće za Proizvodnju Groždja, Vina i Žestokih Alkoholnih Pića “PKB KOSOVOVINO” D.O.O. - 22.05.1992 (Fi.1921/92)

Ndërmarrja e Re Rilindja Zona Industriale SH.P.K. i ofron blerësve potencial mundësi për blerjen e tokës me një sipërfaqe prej 12,331 m² (1 ha 23 ari 31 m²) dhe dy ndërtesa komerciale me sipërfaqe totale prej 2,105 m², që gjendet në Zonën Industriale të Prishtinës. (Depozita e Ofertës €100.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH "Rilindja" – Rrjeti Tregtar-Librar
DD "Zavicaj" trgovinsko knjizarsko export-import, Fi.7470/92
NSH "Rilindja” Tregtar-Librar, Export-Import " Fi. 840/90

Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndërmarrjes së Re Rilindja Zona Industriale Sh.P.K.


Ndërmarrja e Re Rilindja Shitorja Mitrovicë SH.P.K. - i ofron investitorit potencial një mundësi të fitoj lokalin afarist me sipërfaqe 68.48 m², e cila gjendet në qendër të Mitrovicës, që ofron mundësi të mira për aktivitete komerciale. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH "Rilindja" – Rrjeti Tregtar-Librar
DD "Zavicaj" trgovinsko knjizarsko export-import, Fi.7470/92
NSH "Rilindja” Tregtar-Librar, Export-Import "  Fi. 840/90

Sipërfaqet e sakta për të gjitha Ndërmarrjet do të mund ti merrni në Memorandumin Final të Informatave

AKP-ja nuk garanton saktësinë ose plotësinë e informatës së dhënë më lart/këtu dhe nuk do të  pranoj çfarëdo obligimi për ndonjë gabim ose lëshim.

 




<