Shitja e Aseteve në Likuidim - 56

Agjencia Kosovare e Privatizimit është e ngarkuar për të privatizuar Ndërmarrjet Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe likuidimit. Investitorët ftohen ti blejnë përmes tenderit të hapur dhe konkurrues asetet e disa NSH të caktuara, listuara më poshtë tani në likuidimin


 
AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALL SHITJEN E 56 TË ASETEVE TË NDËRMARRJEVE NË LIKUIDIM

Subjektet/njësitë e përcaktuara më poshtë janë nën juridiksionin e AKP në pajtim me Ligjin nr 04/L-034 mbi Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

 

 

Rregullat e Përgjithshme Tenderit - 2022

 

Shkarko FORMULARIN në vijim:  

Si duhet të përgaditet oferta për dorëzim?

Shiko Videon

 

Data e Dorëzimit dhe Hapjes së Ofertave është me:
13 Korrik 2022

prej
10:00 h -12:00 h

Në Grand Hotel, Salla e Konferencës, Prishtinë

 

Vërejtje: Njësitë në vijim janë tërhequr nga Shitja e aseteve 56:

Njësia nr.16: NSh “Liria”
Njësia nr.17: NSh “Prizren Market”
Njësia nr.18: NSh “Prizren Market”
Njësia nr.19: NSh “Prizren Market”


Njësia nr.1 - Peko Lokali në Mitrovicën Veriore - Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe prej 76.66m² bazuar në kontratën e shit-blerjes, ndërsa sipas matjeve në terren paraqitet me sipërfaqja prej 64m² si dhe hapësira në podrum me sipërfaqe prej 21.2m² në të cilën ka qasje prej lokali nëpërmes shkallëve. Lokali gjendet në rrugën “Kral Petar I”, p.n. në përdhesën e një objekti banesor-afarist në Mitrovicën Veriore . Lokali është në qiradhënie. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: Asetet në Kosovë të Ndërmarrjes Peko; NSH Peko në Mitrovicë -Fi-3919/92

Njësia nr.2 - Drenica Lokali afarist nr. 2 në Gllogoc - Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 72m² sipas listës së aseteve të NSH-së, ndërsa 70.70m² sipas matjeve në terren, i cili është pjesë etazhore e një ndërtese afariste-banesore në sheshin “Fehmi Lladrovci” në qendër të Gllogocit. Toka nuk është pjesë e shitjes. Prona aktualisht është në qiradhënie. (Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: AIK “Agrokosova”; OPBQ “Drenica”; “Ferma e Brojlerëve”; NShBQ “Drenica” (Fi- 714/89); Holding “Yuko”; DD PO Zitiste (Fi-4340/93); “Yuko-Drenica” DD sa PO Glogovac (Fi-3481/94, Fi-1722/96); UNMIK Reg.nr. 80151721
 
Njësia nr.3 - Parcelat 1-1 dhe 1-29 ZK Dranashiq - tokë me sipërfaqe 88839m² (8ha 88ari 39m²) me kulturë mal I klasës 4 dhe bujqësore klasës 6 në ZK Dranashiq, komuna Klinë. (Depozita e ofertës: € 10,000) Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB “Malishgan”, Klinë (Fi. 256/90)

Njësia nr.4 - Parcela nr.56-11 ZK Dranashiq - tokë me sipërfaqe 27264m² (2ha 72ari 64m²), kultura mal, në ZK Dranashiq, komuna Klinë. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB “Malishgan”, Klinë (Fi. 256/90)

Njësia nr.5 - Parcelat nr.7-1, 7-34, 7-52 ZK Kosh - tokë me sipërfaqe 83000m² (8ha 30ari 00m²), kultura mal, në ZK Kosh, komuna Istog. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB “Malishgan”, Klinë (Fi. 256/90)

Njësia nr.6 - Parcela nr.331-2, 331-26 ZK Shtupel - tokë me sipërfaqe 19002m² (1ha 90ari 02m²), kultura mal, në ZK Shtupel, komuna Klinë. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB “Malishgan”, Klinë (Fi. 256/90)

Njësia nr.7 - Parcela nr.543-1 ZK Shtupel - tokë me sipërfaqe 32979m² (3ha 29ari 79m²), kultura mal, në ZK Shtupel, komuna Klinë. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB “Malishgan”, Klinë (Fi. 256/90)

Njësia nr.8 - Parcela nr.22-0 ZK Siqevë - tokë me sipërfaqe 23283m² (2ha 32ari 83m²), kultura mal, në ZK Siqevë, komuna Klinë. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB “Malishgan”, Klinë (Fi. 256/90)

Njësia nr.9 - Bankkos Lokali në Lipjan - Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 70m². Aseti gjendet në kuadër të një objekti banesor në Sheshin “Adem Jashari“ në Lipjan. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: BANKKOS Banka Themelore Fi -435/86

Njësia nr.10 - Asetet e Gurëthyesit në Gadime - Kjo shitje ofron zyrat në objektin përdhesë me sipërfaqe totale prej 98.12m², objekti i depove/hangari me sipërfaqe përafërsisht 162.80m² si dhe objekti ku gjendet bunari me sipërfaqe prej 9m². Asetet e përshkruara gjenden në Gadime të Ulët, komuna e Lipjanit. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri. (Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: Miniera e Linjitit – Seperacioni i Gurëve (Fi-751/89)

Njësia nr.11 - NSH Sharrprodhimi - Shitorja në fshatin Baçkë në Dragash – përfshin lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej 60m² i cili ka etazhitetin përdhesë (P+0), e cila gjendet në fshatin Baçkë, e ndërtuar nga NSh-ja në parcelën 334-0 - ZK Baçkë, Komuna e Dragashit. Toka ku ndodhet lokali NUK është pjesë e kësaj shitje. Aktualisht lokali është i dhënë me qira. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NBQ "Sarproizvodi" Fi 302/89 (1989); DD "Sarproizvodi" (1993)
 
Njësia nr.12 - NSH Sharrprodhimi - Shitorja në fshatin Kuk në Dragash – përfshin vetëm shitoren në përdhesë të ndërtesës P+1 me një sipërfaqe të përgjithshme prej 134m² e cila gjendet në fshatin Kuk, e ndërtuar nga NSh-ja në parcelën 422-0 - ZK Kuk, Komuna e Dragashit. Toka ku ndodhet shitorja dhe etazhi P+1 i objektit në të cilin gjendet shitorja NUK janë pjesë e kësaj shitje. Aktualisht lokali është i dhënë me qira. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NBQ "Sarproizvodi" Fi 302/89 (1989); DD "Sarproizvodi" (1993)

Njësia nr.13 - NSH Sharrprodhimi Lokali afarist Nr.1 te Tregu në Dragash – përfshin lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej 101m² i cili ka etazhitetin përdhesë (P+0), i cili gjendet afër Tregut në Dragash e ndërtuar nga NSh-ja në parcelën 779-0 - ZK Dragash, Komuna e Dragashit. Toka ku ndodhet lokali NUK është pjesë e kësaj shitje. Aktualisht lokali është i dhënë me qira. (Depozita e ofertës: € 10,000) Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NBQ "Sarproizvodi" Fi 302/89 (1989); DD "Sarproizvodi" (1993)

Njësia nr.14 - NSH Sharrprodhimi Lokali afarist Nr. 2 te Tregu në Dragash – përfshin lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej 27m² i cili ka etazhitetin përdhesë (P+0), i cili gjendet afër Tregut në Dragash e ndërtuar nga NSh-ja në parcelën 779-0 - ZK Dragash, Komuna e Dragashit. Toka ku ndodhet lokali NUK është pjesë e kësaj shitje. Aktualisht lokali është i dhënë me qira. (Depozita e ofertës: € 5,000) Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NBQ "Sarproizvodi" Fi 302/89 (1989); DD "Sarproizvodi" (1993)

Njësia nr.15 - NSH Sharrprodhimi - Lokali afarist Nr.5 në Dragash – përfshin lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej 41m² i cili ka etazhitetin përdhesë (P+0), i cili gjendet në Dragash e ndërtuar nga NSh-ja në parcelën 872-0 - ZK Dragash, Komuna e Dragashit. Toka ku ndodhet lokali NUK është pjesë e kësaj shitje. Aktualisht lokali është i mbyllur. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NBQ "Sarproizvodi" Fi 302/89 (1989); DD "Sarproizvodi" (1993)


Sipërfaqet e sakta për të gjitha Njësitë do të mund t’i merrni në Memorandumin Final të Informatave

Për më shumë informata rreth aseteve, ju lutem kontaktoni apo vizitoni AKP-në/Njësinë për Marketing dhe Marrëdhënie me Investitor




<