Vala 54
Agjencia Kosovare e Privatizimit bën Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (Ndërmarrjet e reja) të krijuara nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSh-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:
AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE NDËRMARRJEVE TË REJA NË VALËN E 54 TË PRIVATIZIMIT
Agjencia Kosovare e Privatizimit, në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-034 për Privatizim, nga analizat e saj të dokumentacionit dhe dëshmive tjera në lidhje me subjektet/asetet e dhëna më poshtë ka arritur në përfundimin se subjektet /asetet e tilla hyjnë brenda juridiksionit të saj
Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Gjylekar Sh.P.K.- Prona kryesore e kësaj Ndërmarrjeje të Re përbëhet nga toka bujqësore që gjendet në afërsi të fshatit Gjylekar, Komuna e Vitisë. Prona e përgjithshme që do t'i bartet Ndërmarrjes së Re ka një sipërfaqe të përafërt prej 37.8 ha (378232 m²). (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
N.B.I.Q Agromorava (GJI035);
UNMIK B.R. No. 80081596 (1981-1999) P.I.P.P. Agromorava (Fi. 229/89)
Ndërmarrja e Re Sharr Depoja Materialit Ndërtimor Sh.P.K. - Kjo ofertë ofron mundësi të shkëlqyeshme për të blerë tokë në sipërfaqe të përafërt prej 4000 m² të përshtatshme për zhvillim të çdo lloji të afarizmit, që ndodhet në periferi të qytetit të Ferizajt. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSHT “Sharr” Kaçanik (GJI105); NShT “Sharr”, Fi. 801/89; DTP "Šar". Fi-801/89
Ndërmarrja e Re KBK Strezoci Ndërtesa e Administratës dhe Oborri Sh.P.K. - Kjo ofertë do të sigurojë një mundësi të shkëlqyer për të blerë ngastër toke në madhësi prej përafërsisht 2250 m² së bashku me ndërtesën me rreth 160 m² të përshtatshme si pikë për grumbullimin e produkteve të ndryshme bujqësore (qumështi, kërpudhat, etj) dhe vend për shitjen e sendeve të ndryshme bujqësore, të vendosura në fshatin Strezovc 12 km nga qyteti i Kamenicës. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
K.B.K “Strezovci”, Kamenicë (GJI030);
Zemljoradnièka Zadruga “Strezovce”, Kamenica Fi. 259/90,
Ndërmarrja e Re Lux Supermarket Ibër Sh.P.K. - përbëhet nga prona e supermarketit dhe përfshinë një sipërfaqe prej gjithsej 514.06 m² me vendndodhje në rrugën Mbreti Agron (ish rruga e Mbretit Petër dhe Mareshalit Tito) në Mitrovicën Veriore, në afërsi të urës kryesore. Vetëshërbimi është i uzurpuar nga persona të panjohur. Nuk ka tokë për tu transferuar në këtë Ndërmarrja të Re. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat
SOE “LUX' Mitrovicë (MIT039);
NSH/DP “Lux”, Mitrovicë/a me Fi. 200/89; SHA/DD “Lux”, Mitrovicë/a me: Fi. 6273/92
Ndërmarrja e Re Jugobanka Zyra në Vushtrri Vucitrn Sh.P.K. - Kjo shitje i mundëson blerësve potencial të blejnë hapësirat për zyre në një sipërfaqe prej 60 m² që gjenden në katin përdhes të ndërtesës se Komunes në qendër të Vushtrrisë, në rrugën Dëshmorët te Kombit, p.n. Banka Themelore “Jugobanka” është bërë pronare e lokalit sipas Kontratës së Shitblerjes nr. 1071 të datës 27.02.1972. Zyra është në përdorim nga Komuna e Vushtrrisë që nga viti 1999, pa pëlqimin e Menaxhmentit të Jugobankës dhe Komuna e Vushtrrisë nuk e njeh të drejtën pronësore te Jugobankës. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Banka Themelore Jugobanka Mitrovicë (MIT101);
Banka Themelore Jugobanka Mitrovicë Fi. 49/78; Jugobanka Mitrovica dega e Jugobankës Beograd Fi. 2/89; Jugobanka Jugobanka SH.A.në rehabilitim Mitrovicë Fi. 730/91; Jugobanka Jugobanka Sh.A Mitrovicë Fi. 4972/92; Jugobanka Jugobanka Kompani Aksionare Mitrovicë Fi. 1827/95
Ndërmarrja e Re Kopiliq i Poshtëm 1 Sh.P.K. - përbëhet prej tokës bujqësore, me lokacion në fshatin Kopiliq i Poshtëm, Komuna e Skenderajt, e cila përafërsisht përfshinë një sipërfaqe prej 125 ha 76 ari 68 m² (1, 257668 m²). (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
SOE “Produkt” Skedneraj/Srbica (MIT 008);
Fi. 140/95 DD Dijamant Produkt; Fi. 727/89 NSH/DP; Fi. 8163/92 DD Produkt; Fi. 2694/94
Ndërmarrja e Re Kopiliq i Epërm Sh.P.K. - përbëhet prej tokës bujqësore, me lokacion në fshatin Kopiliq i Epërm, Komuna e Skenderajt, e cila përafërsisht përfshinë një sipërfaqe prej 36 ha 11ari 10 m² (361110 m²). (Depozita e Ofertës €10.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
SOE “Produkt” Skedneraj/Srbica (MIT 008);
Fi. 140/95 DD Dijamant Produkt; Fi. 727/89 NSH/DP; Fi. 8163/92 DD Produkt; Fi. 2694/94
Ndërmarrja e Re Gllavotin Sh.P.K. - përbëhet prej tokës bujqësore, me lokacion në fshatin Gllavotin e regjistruar në Certifikatën mbi te drejtat e pronës se paluajtshme me nr .UL-70202017-00064, Komuna e Vushtrrisë, përafërsisht përfshinë 10 ha 04 ari e 92 m² (100492 m²). (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSHB Elan (MIT 012); NSH Elan, Fi-791/89 JSC Ratar, Fi. 7899/92
Ndërmarrja e Re Univerzal Depo në Leposaviq Sh.P.K. - ka gjithsej 7.583 m² nga toka pjesë e Ndërmarrjes së Re. Ka rreth 2.655 m² hapësirë të ndërtuar dhe të ndarë midis një depoje kryesore prej rreth 2.465 m², një ndërtesë administrative prej rreth 182 m² dhe një portë të sigurisë prej përafërsisht 8 m². Magazina është e ndarë në 4 sipërfaqe të barabarta e të pavarura magazinimi. Prona gjendet në Slanishte, Komuna e Leposaviqit. Aktualisht menaxhmenti i NSh nuk është i gatshëm të bashkëpunoj me AKP- RO në Mitrovicë, dhe për këtë arsye nuk ka të dhëna lidhur me gjendjen e pronës që do të ritenderohet në Valën e 54. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH Univerzal (MIT 051);
NSH Univerzal Leposaviq me Fi. 628/89, ne Gjykatën Ekonomike te Prishtinës
Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Rracaj Sh.P.K. - përbëhet nga toka bujqësore me sipërfaqe rreth 108 ha 39 ari dhe 17 m² (1083917 m²) e cila shtrihet në një kompleks në katër zona kadastrale, Rracaj, Kodra e hutit, Skivijan dhe Osek Hylë, në një largësi rreth 6 km nga qyteti i Gjakovës e që shtrihet në mes rrugëve Gjakovë-Pejë dhe asaj Gjakovë-Junik. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KBI Ereniku NSH Prodhimtaria Primare (PEJ029);
NSH "Ereniku PP-Prodhimtaria Primare"
Gjakovë/Djakovica, PKB "Prodhimtaria Primare" Gjakovë/Djakovica. Fi. 460/89, Fi.198/90
Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Rastavicë D Sh.P.K. - përbëhet nga toka bujqësore me sipërfaqe rreth 7 ha 1 ari dhe 22 m² (70122 m²) që shtrihet në një kompleks në Zonën Kadastrale Rastavicë, Komuna e Deçanit që ndodhet rreth 1 km larg nga rruga rajonale Gjakovë - Pejë dhe afër rrugës për në Junik. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KBI Ereniku NSH Prodhimtaria Primare (PEJ029);
NSH "Ereniku PP-Prodhimtaria Primare"
Gjakovë/Djakovica, PKB "Prodhimtaria Primare" Gjakovë/Djakovica. Fi. 460/89, Fi.198/90
Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Nepole Sh.P.K. - përbëhet nga toka bujqësore me sipërfaqe rreth 69 ha 79 ari dhe 63 m² (697963 m²) që ndodhet në ZK Gllogjan, Fshati Nepole, Komuna Pejë. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KBI Bujqësia (PEJ055);
S.P. PIK "Dušan Mugoša - Duè"; OOUR "Poljoprivreda" Peæ sa n.sol.o.; N.P. KBI "Dushan Mugosha - Duq"; OTHPB "Bujqësia" Pejë me p.p.sol; NSH "Bujqësia" Pejë me p.p. (me përgjegjësi të pakufizuar); Fi. 525/89
Ndërmarrja e Re Dukagjiniremont - Depo Sh.P.K. - përbëhet nga depoja me sipërfaqe të përafërt 406 m² e cila ndodhet në katin përdhes të një ndërtese banimi afër stacionit të autobusëve në qytetin e Pejës. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSHMA “Dukagjini remont - Pejë (PEJ104);
Ndërmarrja Shërbyese “Metohijaremont” - Pejë Fi. 484/89 SH.A. “Metohijaremont” - Pejë Fi. 6548/92 SH.A. “Metohijaremont” - 'Pejë me p.p Fi. 6035/93; Ndërmarrja Shoqërore për Mirëmbajtjen e Automjeteve “Dukagjiniremont”– Pejë Nr.Reg. Biznesit 80090102
Ndërmarrja e Re Dumnicë Tokë Bujqësore Sh.P.K. - përfshinë tokën bujqësore me sipërfaqe prej përafërsisht 189,570 m² (18 ha 95 ari 70 m²) e cila gjendet në zonën kadastrale Dumnicë e Poshtme. Asnjë ndërtesë, gjedhe apo asete te lëvizshme nuk do të përfshihen në ketë tender. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH KB Dumnica (PRN016)
Kooperativa Bujqësore "Dumnica" (Fi. 1018/90)
Ndërmarrja e Re Përparimi Tokë Bujqësore Sh.P.K. - përfshinë tokën bujqësore me sipërfaqe prej përafërsisht 88,045 m² (8 ha 80 are 45 m²) e cila gjendet në zonën kadastrale Merdare, ne Komunën e Podujevës. Asnjë ndërtesë, gjedhe apo asete te lëvizshme nuk do te përfshihen ne ketë tender. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH KB Përparimi (PRN019);
Kooperativa Bujqësore "Përparimi" në Podujevë
Ndërmarrja e Re Rilindja Shitorja Mitrovicë Sh.P.K. - i ofron investitorit potencial një mundësi të fitoj lokalin afarist me sipërfaqe përafërsisht 68.48 m², e cila gjendet në qendër të Mitrovicës, që ofron mundësi të mira për aktivitete komerciale. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH Rilindja Rrjeti Tregtar - Librar (PRN100);
NSH "Rilindja" – Rrjeti Tregtar - Librar DD "Zavicaj"
Trgovinsko Knjizarsko export-import, Fi. 7470/92;
NSH "Rilindja” Tregtar-Librar, Export-Import" Fi. 840/90
Ndërmarrja e Re Flora Tokë Bujqësore III Sh.P.K. -përfshinë tokën bujqësore me sipërfaqe prej përafërsisht 30,344 m² (3 ha 3 ari 44 m²) e cila gjendet në zonën kadastrale Zakut. Asnjë ndërtesë, gjedhe apo asete të lëvizshme nuk do të përfshihen në ketë tender. (Depozita e Ofertës €10.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH KB Flora (PRN017);
Kooperativa Bujqësore "Flora" (Fi. 29/91 më 18/01/91);
Kooperativa Bujqësore "Kerpimej" (31/12/92)
Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Breznicë A Sh.P.K. - gjendet në zonën kadastrale Breznicë të komunës së Obiliqit, dhe zonën kadastrale Barilevë të komunës së Prishtinës dhe përbëhet kryesisht nga toka bujqësore. Ndër. e Re përbëhet prej përafërsisht 408,075 m² (40 ha 80 ari 75 m²). Ky tender i ofron investitorit potencial mundësinë e zhvillimit të mëtejmë të agrobiznesit në rajonin e periferisë së komunës së Obiliqit. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KB Liria, Bardhosh (PRN144);
KB Devet Jugoviq, me përgjegjësi të plotë, Nëntë Jugoviq, Fi.1608/90
Ndërmarrja e Re Rilindja Shitja Gjakovë Sh.P.K. - i ofron blerësve potencial mundësi për blerjen e lokalit afarist me një sipërfaqe prej përafërsisht 26.24 m² që gjendet në qendër të Gjakovës. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH Rilindja Shitja (PRN114);
Ndërmarrja Shoqërore Rilindja Shitja Prishtinë DP Rilindja Prodaja Pristina Fi. 291/90
Ndërmarrja e Re Mulliri Tokë në Lipjan Sh.P.K. - ofron tokë urbane me sipërfaqe përafërsisht 2,146 m² (21 ari 36 m²) në një pjesë mjaft atraktive në Lipjan, afër Fabrikës “Bonita” dhe hekurudhës. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
I.M.B. Mulliri Fushë Kosovë (PRN113);
“Zhitopromet-Mulliri” Ndërmarrja Shoqërore për përpunimin e drithërave dhe miellit, Fi.707/89 “PKB Žitopromet Mlin” PKB Žitokondit” Sh.P.K., Fi. 5221/92 SH.A. “Žitokondit” Fi.3278/95
Ndërmarrja e Re Drita Shajkoc II Sh.P.K. - ofron tokë me sipërfaqe prej përafërsisht 44,729 m² (4 ha 47 ari 29 m²), në një pjesë mjaft atraktive në Shajkoc, në afërsi të liqenit të Batllavës. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH KB “Drita” (PRN015); NSH KB “Drita”
Deonicko Drustvo u mesovitoj svojini ''Drita” Kooperativa Bujqësore "Drita" në Sfeqël, Podujevë, Fi. 563/85
Ndërmarrja e Re Shtime Tokë Bujqësore III Sh.P.K. - ofron tokë bujqësore me sipërfaqe përafërsisht 34,207 m² (3 ha 42 ari 7 m²) në një pjesë atraktive të Shtimes. Prodhimtaria e produkteve bujqësore mund të rritet dukshëm me investime përkatëse. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH KB Shtime (PRN020); Kooperativa Bujqësore "Shtime", Fi. 663/89
Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Gllanasellë 1 Sh.P.K. - me rreth 504,106 m² (50 ha 41 ari 6 m²) tokë bujqësore. Ndër. e Re shtrihet në një kompleks të vetëm bujqësorë në zonën kadastrale Gllanasellë. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSHBQ Drenica (PRN011);
Ndërmarrja Shoqërore Bujqësore “Drenica”
Ndërmarrja Shoqërore Bujqësore Qarkulluese me përgjegjësi të plotë “Drenica” Fi. 714/89;
Sh.A. YUKO-Drenica Fi. 4340/93; NPBQ “Drenica Regjistrimi I Përkohshëm i UNMIK –ut Nr 80151721, OTHPB Agroprodukti Gllogovc
Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Gllanasellë 2 Sh.P.K. - me rreth 381,519 m² (38 ha 15 ari 19 m²) tokë bujqësore. Ndër. e Re shtrihet në një kompleks të vetëm bujqësorë në zonën kadastrale Gllanasellë. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSHBQ Drenica (PRN011);
Ndërmarrja Shoqërore Bujqësore “Drenica”
Ndërmarrja Shoqërore Bujqësore Qarkulluese me përgjegjësi të plotë “Drenica” Fi. 714/89;
Sh.A. YUKO-Drenica Fi. 4340/93; NPBQ “Drenica Regjistrimi I Përkohshëm i UNMIK –ut Nr 80151721, OTHPB Agroprodukti Gllogovc
Ndërmarrja e Re Liria “Mini Shtëpia e Mallrave”-Terzimahallë Sh.P.K. - Kompleksi komercial/Mini shtëpia e mallrave për tu bartur në Ndërmarrjen e Re sipas fletës poseduese dhe kopjes së planit të lëshuar nga ZKK-Prizren përshin një sipërfaqe totale të gabaritit prej 281 m². Kompleksi komercial/Mini shtëpia e mallrave përmban ndërtesën dykatëshe (B+P+1) që përfshin katin përdhes me sipërfaqe rreth 225 m² (dy shitore dhe një depo), katin e parë në sipërfaqe rreth 200 m² dhe bodrumi me sipërfaqe rreth 30 m². Sipërfaqet e prezantuara si më lartë janë sipas matjeve interne dhe jo zyrtare. Kompleksi komercial/Mini shtëpia e mallrave ndodhet në rrugën “I.J.Kumanova” p.n. në Terzimahallë, zonë primare e qytetit të Prizrenit. Aktualisht dy shitore që ndodhen në përdhes të kompleksit komercial/mini shtëpia e mallrave janë të dhënë me qira palëve të treta. Vërejtje: ndërtesa për banim trekatëshe e cila ndodhet përmbi objektin mini shtëpia e mallrave nuk është lëndë e këtij tenderi. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NTSH ”Liria” Prizren (PRZ041);
NTSH “Liria” – Prizren 1) Fi. 330/89 (10.11.1989) Ndërmarrja tregtare me shumicë dhe pakicë “Liria” p.p.
Trogvinsko preduzece na velikoi malo “Liria” p.o. 2) Fi. 6963/92 (14.12.1992) Sh. A. ndërmarrja tregtare për tregti të mallrave me “Liria p.p.
Ndërmarrja e Re Liria “Mini Shtëpia e Mallrave”-Terzimahallë Sh.P.K. - përmban kompleksin komercial me sipërfaqe totale prej përafërsisht 485 m². Kompleksi komercial ndodhet në katin përdhes të ndërtesës shumëkatëshe afariste-banesore, në rrugë “Hadi Kantarxhiu” p.n. në Lakuriq, zone primare e qytetit të Prizrenit. Aktualisht kompleksi komercial (përveç dy zyrave që shfrytëzohen nga NSH-ja) është i dhënë me qira palëve të treta. (Depozita e Ofertës €50.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NTSH ”Liria” Prizren (PRZ041);
NTSH “Liria” – Prizren 1) Fi. 330/89 (10.11.1989) Ndërmarrja tregtare me shumicë dhe pakicë “Liria” p.p. Trogvinsko preduzece na velikoi malo “Liria” p.o. 2) Fi. 6963/92 (14.12.1992) Sh.A. ndërmarrja tregtare për tregti të mallrave me “Liria p.p.
Ndërmarrja e Re Vreshtaria 1 – Tokë Bujqësore në Smaq Sh.P.K. - përfshin tokën bujqësore (vreshta jo aktiv) me sipërfaqen e përgjithshme prej përafërsisht 18 ha 35 ari 20 m² (183,520 m²). Ndërmarrja e Re ofron sipërfaqe të mjaftueshme tokësore të përshtatshme për prodhimin e rrushit si dhe kultivimin e drithërave të ndryshëm në shkallë industriale. Kushtet klimatike dhe toka i mundësojnë pronarit të ardhshëm të vazhdojë me kultivimin e rrushit. (Depozita e Ofertës €50.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH ”Vreshtaria” Landovicë (PRZ010); 1)Preduzeæe za proizvodnju vinskih i stonih sorta groždja "VINOGRADARSTVO" sa p.o. u Dušanovu – Prizren - 09.04.1990 – Fi. 696/90; 2)Drustveno Preduzeæe "VINOGRADARSTVO" Dušanovo, Prizren -1992; 3)Preduzeæe za Proizvodnju Groždja, Vina i Žestokih Alkoholnih Pica “KOSOVOVINO” Mala Kruša P.O. Prizren - 16.03.1992 – Fi. 563/92; 4)Preduzeæe za Proizvodnju Groždja, Vina i Žestokih Alkoholnih Pica “PKB KOSOVOVINO” D.O.O. - 22.05.1992 (Fi.1921/92)
Ndërmarrja e Re “Depo Zhur”- Prizren Sh.P.K. - Ndër. e Re “Depo Zhur”- Prizren - përfshinë njësinë e NSH Prizrencoop ne fshatin Zhur Komuna e Prizrenit në ngastrën 2285-2 me sipërfaqe prej 390 m² dhe 2288-2 me sipërfaqe prej 340 m², (total 730 m²) në kuadër të së cilës objekti ka afërsisht 250 m² (objekti i paregjistruar ne elaboratin kadastral). Prona është e regjistruar në emër të KB Prizrencoop në Prizren sipas Certifikatës së pronësisë UL 71813026-00815 e datës 06/10/2011. (Depozita e Ofertës €10.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Kooperativa Bujqësore “Prizrencoop” Prizren (PRZ050);
1) FI. 7311/92 (18.12.1992) “Progres-Export” Zadruga “Prizrenkoop”, Prizren, D.O.O
“Progres-Export” Kooperativa “Prizrenkoop”, Prizren, D.O.O.
Ndërmarrja e Re “Depo Piranë”- Prizren Sh.P.K. - Propozimi për Ndërmarrjen e re përfshin njësinë e NSH Prizrencoop ne fshatin Piranë Komuna e Prizrenit. Sipërfaqja e prezantuar në Certifikatën e pronësisë me numër UL 71813064-00508 në sipërfaqe prej 1138 m², parcela P 71813064- 01052-2, ZK Pirane është sipërfaqe e cila ofrohet për shitje. Prona e cila është lëndë e këtij tenderi përfshihet në ngastrën 1052-2 dhe atë me sipërfaqe prej 1138 m², tokë me kulturë kullosë. Në kuadër të ngastrës gjindet objekti i cili ka rreth 462 m², sipërfaqe kjo e shfrytëzuar nga NSH-ja dhe e njëjta nuk është e regjistruar në emër të KB Prizrencoop në Prizren sipas Certifikatës së pronësisë UL 71813064-00508. (Depozita e Ofertës €10.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Kooperativa Bujqësore “Prizrencoop” Prizren (PRZ050);
1) FI. 7311/92 (18.12.1992) “Progres-Export” Zadruga “Prizrenkoop”, Prizren, D.O.O
“Progres-Export” Kooperativa “Prizrenkoop”, Prizren, D.O.O.
Sipërfaqet e sakta për të gjitha Ndërmarrjet do të mund ti merrni në Memorandumin Final të Informatave
AKP-ja nuk garanton saktësinë ose plotësinë e informatës së dhënë më lart/këtu dhe nuk do të pranoj çfarëdo obligimi për ndonjë gabim ose lëshim.