Vala 60
Vala 60
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) bën Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë Ndërmarrjet e reja të krijuara nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSh-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:
AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE NDËRMARRJEVE TË REJA NË VALËN E 60 TË PRIVATIZIMIT
AKP, në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-034, nga analizat e saj të dokumentacionit dhe dëshmive tjera në lidhje me subjektet/asetet e dhëna më poshtë ka arritur në përfundimin se subjektet /asetet e tilla hyjnë brenda juridiksionit të saj në përputhje me Rregulloren e AKP-së
Ndërmarrja e Re Agromorava Toka në Sadovinë të Jerlive (Lot A) Sh.P.K. -ofron për shitje tokën me sipërfaqe të përgjithshme rreth 13ha 90ari 81m², në zonën kadastrale Sadovina e Jerlive, Komuna e Vitisë, e cila është e përshtatshme për kullosa dhe kultivimin e drithërave të ndryshëm. (Depozita e ofertës €15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH Agromorava Vitina (Fi-229/89)
Ndërmarrja e Re Agromorava Toka në Sadovinë të Jerlive (Lot B) Sh.P.K. -ofron për shitje tokën me sipërfaqe të përgjithshme rreth 27ha 33ari 99m², në zonën kadastrale Sadovina e Jerlive, Komuna e Vitisë, e cila është e përshtatshme për kullosa dhe kultivimin e drithërave të
ndryshëm. (Depozita e ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH Agromorava Vitina (Fi-229/89)
Ndërmarrja e Re Fapol SH.P.K. - ofron për shitje fabrikën për prodhimin dhe përpunimin e masave te poliesterit në Podujevë. Objektet kryesore të fabrikës ku hyjnë disa halla prodhimi, depo te ndryshme, ndërtesa administrative etj, kanë një sipërfaqe totale prej përafërsisht 11,577 m², si dhe objektet tjera përcjellëse si trafo, restoranti, ngrohtorja etj, kanë një sipërfaqe totale prej përafërsisht prej 1,761 m². Ndërmarrja e re shtrihet në zonën kadastrale Podujevë, rr. “Zahir Pajaziti” nr.196, afër kryqëzimit të magjistrales Podujevë - Prishtinë. Ndërmarrja e re përfshinë vetëm objektet e lartcekura, dhe nuk përfshinë tokë e cila do të
transferohet. (Depozita e ofertës €40,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Fabrika za Proizvodnju i Preradu Poliester Masa “Fapol” Fi. 822/78
Ndërmarrja e Re Vreshtaria 5 – Toka Bujqësore në Novakë SH.P.K. - ofron për shitje tokën bujqësore (vreshta jo aktive) me sipërfaqen e përgjithshme prej përafërsisht 49 ha 38 ari 70 m² (493870 m²). (Depozita e ofertës €30,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
"VINOGRADARSTVO" sa p.o. u Dušanovu – Prizren - Fi.696/90; “KOSOVOVINO” Mala Kruša
P.O. Prizren – Fi. 563/92; “PKB KOSOVOVINO” D.O.O. - (Fi.1921/92)
Ndërmarrja e Re Vreshtaria 6 – Toka Bujqësore në Novakë SH.P.K. -ofron për shitje tokën bujqësore (vreshta jo aktive) me sipërfaqen e përgjithshme prej përafërsisht 32 ha 72 ari 70 m² (327270 m²). (Depozita e ofertës €25,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
"VINOGRADARSTVO" sa p.o. u Dušanovu – Prizren - Fi.696/90; “KOSOVOVINO” Mala Kruša
P.O. Prizren – Fi. 563/92; “PKB KOSOVOVINO” D.O.O. - (Fi.1921/92)
Ndërmarrja e Re Vreshtaria 7 – Toka Bujqësore në Novakë SH.P.K. -ofron për shitje tokën bujqësore (vreshta jo aktive) me sipërfaqen e përgjithshme prej përafërsisht 15 ha 89 ari 25m² (158925 m²). (Depozita e ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
"VINOGRADARSTVO" sa p.o. u Dušanovu – Prizren - Fi.696/90;
“KOSOVOVINO” Mala Kruša P.O. Prizren – Fi. 563/92;
“PKB KOSOVOVINO” D.O.O. - (Fi.1921/92)
Ndërmarrja e Re Lavërtaria-Blegtoria “Administrata Kryesore” Prizren SH.P.K. - ofron për shitje sipërfaqen e përgjithshme prej 2,091m² (20ari 91 m²), prej të cilave 725m² është
ndërtesë e tipit bodrum me përdhesë si dhe 1,366m² oborr.
Vërejtje: Prona ku ndodhen shkallët për qasje në bodrumin e Ndërmarrjes së Re lëndë e shitjes, NUK është pjesë e shitjes pasi që kjo pronë është privatizuar me Ndërmarrjen e Re
“Industria Ushqimore” SH.P.K. në valën e 48 të privatizimit. (Depozita e ofertës € 30,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
PIK "Progres-Export" -"Ratarstvo" sa P.O Dusanovo,
"Progres Export- Ratarstvo i Stocarstvo " Fi 698/89,FI - 7337/92
Ndërmarrja e Re Vreshtaria 1 – Toka Bujqësore në Smaq SH.P.K. -ofron për shitje tokën bujqësore (vreshta jo aktive) me sipërfaqen e përgjithshme prej përafërsisht 18 ha 35 ari 20 m² (183520 m²). (Depozita e ofertës €15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
"VINOGRADARSTVO" sa p.o. u Dušanovu – Prizren - Fi.696/90;
“KOSOVOVINO” Mala Kruša P.O. Prizren – Fi. 563/92;
“PKB KOSOVOVINO” D.O.O. - (Fi.1921/92)
Ndërmarrja e Re Agromorava Toka Bujqësore në Tërstenik Sh.P.K - ofron për shitje tokën me sipërfaqe të përgjithshme rreth 66ha 24ari 05m², në zonën kadastrale Sadovina e Çerkezve, Komuna e Vitisë, e cila është e përshtatshme për kullosa dhe kultivimin e drithërave të ndryshëm. (Depozita e ofertës €35,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH Agromorava Vitina (Fi-229/89)
Sipërfaqet e sakta për të gjitha Ndërmarrjet do të mund ti merrni në Memorandumin Final të Informatave.
AKP-ja nuk garanton saktësinë ose plotësinë e informatës së dhënë më lart/këtu dhe nuk do të pranoj çfarëdo obligimi për ndonjë gabim ose lëshim.