Shitja e Aseteve në Likuidim - 64

Agjencia Kosovare e Privatizimit është e ngarkuar për të privatizuar Ndërmarrjet Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe likuidimit. Investitorët ftohen ti blejnë përmes tenderit të hapur dhe konkurrues asetet e disa NSH të caktuara, listuara më poshtë tani në likuidimin.

 

AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALL SHITJEN E 64 TË ASETEVE TË NDËRMARRJEVE NË LIKUIDIM

Subjektet/njësitë e përcaktuara më poshtë janë nën juridiksionin e AKP në pajtim me Ligjin nr 04/L-034 mbi Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

 

Rregullat e Përgjithshme Tenderit - 2023

Shkarko FORMULARIN në vijim:  Si duhet të përgaditet oferta për dorëzim?

Shiko Videon

 

Data e Dorëzimit dhe Hapjes së Ofertave është me:
29 nëntor 2023

prej
10:00 h -12:00 h

Në Hotel Grand, Salla e Konferencës, Prishtinë


Vërejtje: Njësitë në vijim janë tërhequr nga Shitja e aseteve 64:
Njësia nr.02 Motel Drini i Bardhë, Gjakovë
Njësia nr.05: Bankkos Podujevë
Njësia nr.08: KB Përparimi Toka në Miroc
Njësia nr.10 Apiko - Lokali (ish depo) në Prishtinë
Njësia nr.12: Bankkos Lokali në Deçan
Njësia nr.13: Ramiz Sadiku Toka në Obiliq
Njësia nr.14: Mulliri Lokali në Obiliq 
Njësia nr.28: BVI Për Mbrojtje Kundër Breshërit Lokali në Dardani


Njësia nr.01-Tefik Çanga Toka në Busi (Lot M) - ofron për shitje parcelat tokësore me sipërfaqe prej 4202m² (42ari 02m²), në ZK dhe në afërsi të fshatit Busi të Komunës së Prishtinës, e cila është e përshtatshme për veprimtari bujqësore. (Depozita e ofertës: € 5,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSh Kombinati i Drurit “Tefik Çanga” Ferizaj Fi-631/89, SHA Kombinati Industrial i Drurit Ferizaj (Fi-6725/92).

Njësia nr.03-Objekti i Stacionit te Veterinës në Gurrakoc - Pjesë e kësaj shitje është Objekti i Stacionit të Veterinës në sipërfaqe të përgjithshme prej 102.9m², sipas matjeve në terren, e që ndodhet në Gurrakoc, komuna e Istogut. (Depozita e ofertës: € 5,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
OTHPB Stacioni i Veterinës, Istog; Stacioni i Veterinës “Veterina”, Istog, Fi:283/77.

Njësia nr.04-Objekti dhe Parcela nr.625-0 në ZK Batushë - Kjo shitje ofron objektin dhe ngastrën kadastrale nr. P-70705003-00625-0 me sipërfaqe të përgjithshme prej 29 ari 55m² (2955 m²), në të cilën me sipërfaqe prej 171m² ndodhet objekti, në ZK Batushë, Komuna Gjakovë. (Depozita e ofertës: € 5,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
- Holding “Ponosheci” SHPK (Ndërmarrja për Prodhime Bujqësore “Prodhimtari Primare” SHPK) Fi. 3134-91.

Njësia nr.06-Enti për përparimin e amvisërisë në Prishtinë - Kjo shitje ofron hapësirën afariste me sipërfaqe të përgjithshme prej 177.34m². Aseti gjendet në një pjesë shumë atraktive të kryeqytetit, në rr. Enver Zymberi nr.88, Prishtinë, në afërsi të stadiumit Fadil Vokrri dhe “Kafeve të vogla”. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri. (Depozita e ofertës: € 25,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: 
Enti për Përparimin e Amvisërisë te Kosovës,  (Fi.361/83).

Njësia nr.07-Bankkos Lokali në Klinë - Kjo shitje ofron lokalin  afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej 88.31m². Aseti gjendet në katin përdhese të objektit banesor (P+4), në rr. Dëshmorët e Kombit në qendër të Klinës. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri. (Depozita e ofertës: € 15,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: 
BANKKOS Banka Themelore  Fi -435/86.

Njësia nr.09-Nsh Stacioni i Veterinarisë Rahovec- Asetet e luajtshme- dy automobila Yugo - njëri automobil Yugo 1,  me ngjyrë të bardhë, 3 dyer,  prodhim i  vitit 1997 me kapacitet 1116 cm³ dhe Yugo 2 prodhim i vitit 1998, me ngjyrë të bardhë, 3 dyer, me kapacitet 1116 cm³. Automobili Yugo 1 vit i prodhimit 1997 ka qenë në gjendje funksionale deri në Mars 2014 dhe pas kësaj kohe nuk është shfrytëzuar. Ndërsa Yugo 2 viti i prodhimit 1998 nuk ka qenë funksional. Automobilat nuk janë të regjistruar. (Depozita e ofertës: € 300).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
OOUR Veterinarska Stanica u Orahovcu (Fi.41/81).

Njësia nr.11-Nsh Lidhja e Kooperativave të Kosovës LKK, Prishtinë - Aseti për shitje përbëhet nga Ndërtesa e Administratës së LKK ka sipërfaqe prej 370 m², dhe parcela nr. 7073/0, me sipërfaqe të përgjithshme prej 235m² (2ari 35m²), në të cilën parcelë ndodhet Objekti i Lidhjes së Koopertativave përbëhet nga B+P+1, Zona Kadastrale Prishtinë. (Depozita e ofertës: € 20,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Zadruzni Savez SAP Kosovo, (Fi. 48-77).  

Njësia nr.15-Asetet e luajtshme të Nsh Urata - kjo njësi i ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë asete të luajtshme si: Kamiona, Rimorkio, Bagera dhe Veturë.
Shënim me rendësi: Të gjitha këto asete janë jo funksionale dhe jashtë përdorimit. (Depozita e ofertës: € 5,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH ”Urata” me seli në Prishtinë, Fi.723/89

Njësia nr.16-IMB Lokali 10 në Tunelin e Parë - Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 56.4m², sipas matjeve në terren, ndërsa sipas Listës së Aseteve sipërfaqja është 55m².  Lokali gjendet në Tunelin e Parë. Lokali aktualisht është i mbyllur. (Depozita e ofertës: € 5,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSh IMB - Mitrovicë; Zitopromet Fi-709/89; JSC Mlinpek Fi 1045/94; JSC Mlinpek Fi 1530/94; NSh IMB UNMIK RPB Nr. 80106483.

Njësia nr.17-Lux Lokali Rudar në Tunelin e Parë - Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe prej 78.06m² e përcaktuar sipas matjeve në terren, ndërsa sipas listës së aseteve, sipërfaqja është 50m². Lokali gjendet në përdhes të një objekti banesorë në Tunelin e Parë, Mitrovicë. Lokali aktualisht është i mbyllur. (Depozita e ofertës: € 5,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSh “Lux” Fi - 200/89; Fi- 6273/92;
UNMIK regj.nr. 80038216.

Njësia nr.18-Lux Lokali “Vetëshërbimi Tunel”në Tunelin e Parë - Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 150m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve në terren lokali ka sipërfaqe prej 168m². Lokali gjendet në rrugën kryesore në Tunel të Parë, Komuna e Mitrovicës Jugore. Lokali aktualisht është i mbyllur. (Depozita e ofertës: € 5,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSh “Lux” Fi - 200/89; Fi- 6273/92;
UNMIK Numri i regjistrimit 80038216.

Njësia nr.19-Agrokultura Depo në Bare - Kjo shitje ofron depon me sipërfaqe prej 175m² sipas dokumentacionit të posedimit-faturës së tatimit në pronë, ndërsa sipas matjeve në terren objekti ka sipërfaqe prej 167m². Depoja gjendet në fshatin Bare, afër shkollës fillore, Komuna Mitrovica Jugore. Prona aktualisht nuk shfrytëzohet. (Depozita e ofertës: € 3,500).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KB “23 Nëntori” Fi-414/75, Fi-1604/90; PZ “Rasadnik” D.D Fi-7898/92; K.P. Agrokultura, nr. regj. Biz.: 80091117.

Njësia nr.20-Dyqani në Budisalc - Kjo shitje ofron Dyqanin në sipërfaqe prej 109 m²  sipas matjeve në teren (120m² sipas listes së aseteve). Dyqani është në gjendjë të rregullt dhe gjendet në fshatin Budisalc, Komuna e Klinës. (Depozita e ofertës: € 3,000).
OTHPB Industria Birrës, Maltit dhe Pijeve joalkoholike, Gjakovë Fi.247/88
Ndërmarrja Fabrika e Birrës Gjakovë Fi. 521/89.

Njësia nr.21-KB Deçani-Miniqendra në Polanë -  përfshinë objektin e miniqendres në sipërfaqe prej 199 m², si dhe pompë e benzines me sipërfaqe 21 m², me sipërfaqe të përgjithshme prej 220 m² në ZK Hulja, Deçan. (Depozita e ofertës: € 7,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KB "Deçani", Deçan (Fi.172/81, Fi.225/84).

Njësia nr.22-Mulliri në Gorazhdec, Pejë - Pjesë e kësaj shitje është Mulliri në sipërfaqe të përgjithshme prej 446m². Objekti gjendet në hyrjen e fsh. Gorazhdec, është  relativisht në gjendje të mirë dhe përbëhet nga: bodrumi në sipërfaqe prej 29m², tre kate në sipërfaqe prej 350.5m² dhe një objekt i administratës i cili është në sipërfaqe prej 36.9m². (Depozita e ofertës: € 7,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Kooperativa Bujqësore “Gorazhdec” në Gorazhdec, Pejë Fi.124/87.  

Njësia nr.23-Tregtia-Lokali në rr.Musa Zajmi, Gjakovë - përfshinë lokalin material i përkohshëm që shtrihet në parcelën kadastrale me nr. të njësisë P-70705029-1168-3 me sipërfaqe të përgjithshme prej 93 m² në pronësi të KK Gjakovë. Sipas matjeve në terren në terren sipërfaqja e shfrytëzueshme (neto) brenda dyqanit është 79 m². (Depozita e ofertës: €3,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NTSP “Tregtia“, Gjakovë (Fi. 459/89).

Njësia nr.24-Parcela nr.941-2 në ZK Dujakë - Kjo shitje përfshin tokën me sipërfaqe 1181m² (11ari 81m²) me kulturë arë  e kl.1, në ZK Dujakë, Komuna Gjakovë. Parcela nuk ka qasje në rrugë. Mungon ndarja grafike e parcelës. (Depozita e ofertës: € 5,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KBI Ereniku - Prodhimtaria Primare, Gjakovë (Fi.460/89).

Njësia nr.25-Parcela nr.199-3 ZK Dranashiq - kjo shitje përfshin parcelën kadastrale nr. 199-3 me sipërfaqe 1566m² (15ari 66m²), me kulturë bujqësore, arë e klasës 4, në ZK Dranashiq, komuna Klinë.
Prona ka qasje në rrugë publike me nr. 196, ZK Dranashiq. (Depozita e ofertës: 5,000 Euro).
NPB Malishgani, Klinë në likuidim (“Ndërmarrja”) Fi. Fi.265/90.

Njësia nr.26-Monting Energetika Lokali në Prishtinë - përfshinë hapësirën afariste me sipërfaqe të përgjithshme prej 67.46 m². Aseti gjendet në katin e parë të një ndërtese afariste dy katëshe në Bulevardin Bill Klinton, blloku 9/A, nr. 2-b, lagjja Dardania, Prishtinë. (Depozita e ofertës: € 10,500).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
“Monting Energetika” Prishtinë Fi.2103/91.

Njësia nr.27-IT Proleter Lokali në Dardani - përfshinë sipërfaqen neto prej 134 m².  Aseti gjendet në një pjesë shumë atraktive të kryeqytetit në plato mbi Kurriz, Prishtinë. (Depozita e ofertës: € 25,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
“IT Proleter” Prishtinë. 

Njësia nr.28-BVI për Mbrojtje Kundër Breshërit Lokali në Dardani - kjo shitje ofron objektet: zyrat në objektin përdhese me sipërfaqe totale prej 98.12m², objekti i depove/hangari me sipërfaqe përafërsisht 162.80m²  si dhe objekti ku gjendet bunari me sipërfaqe prej 9m². Asetet e përshkruara gjenden në Gadime të Ulët, komuna e Lipjanit. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri.  (Depozita e ofertës: € 15,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: 
Miniera e Linjitit - Seperacioni i Gurëve (Fi-751/89).

Njësia nr.29-Asetet e Gurëthyesit në Gadime - kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej  60m².  Lokali gjendet në përdhese, në kuadër të ndërtesës shumëkatëshe të banimit në rr. Xhafer Deva, afër Gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë. Nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit të ri. (Depozita e ofertës: € 15,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: 
Turist Kosova  Fi.691/89.

Njësia nr.31-Urata Lokali nr.25 në Dardani - Kjo shitje ofron përfshinë lokalin afarist me sipërfaqe prej  24.66m². Lokali gjendet në katin e parë në kuadër të mini qendrës tregtare, në lagjen “Dardania” zona e veriut afër PTK-së, Prishtinë. Nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit. (Depozita e ofertës: € 10,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: 
Drustveno Trgovinsko Preduzece “Vocar”, Prishtinë  Fi.723/89.

Njësia nr.32-NSh “Sharrprodhimi”-Shitorja në fshatin Kuk, Dragash - përfshin vetëm shitoren në përdhese të ndërtesës P+1 me një sipërfaqe të përgjithshme prej 134 m² e cila gjendet në fshatin Kuk, e ndërtuar nga NSh-ja në parcelën 422-0- ZK Kuk, Komuna e Dragashit. 
Informatë e rëndësishme: Pronësia e NSh-së bazohet në bazë të deklaratës me shkrim e ish-Menaxhmentit të NSh-së. Sipërfaqja e prezantuar në deklaratë është e njëjtë me matjet interne të AKP-së. Toka ku ndodhet shitorja dhe etazhi P+1 i objektit në të cilin gjendet shitorja NUK janë pjesë e kësaj shitje. Aktualisht lokali është i dhënë me qira. (Depozita e ofertës: € 5,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:  
NBQ "Sarproizvodi" Fi 302/89 (1989); DD "Sarproizvodi" (1993).

Njësia nr.33-NSh “Sharrprodhimi”-Shitorja në fshatin Baçkë, Dragash - përfshin lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej 60 m² i cili ka etazhitetin përdhese (P+0), e cila gjendet në fshatin Baçkë, e ndërtuar nga NSh-ja në parcelën 334-0 - ZK Baçkë, Komuna e Dragashit. Toka ku ndodhet lokali NUK është pjesë e kësaj shitje.   
Informatë e rëndësishme: Pronësia e NSh-së bazohet në bazë të deklaratës me shkrim e ish-Menaxhmentit të NSh-së. Sipërfaqja e prezantuar në deklaratë është e njëjtë me matjet interne të AKP-së. Aktualisht lokali është i dhënë me qira. (Depozita e ofertës: € 5,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:  
NBQ "Sarproizvodi" Fi 302/89 (1989); DD "Sarproizvodi" (1993).

Njësia nr.34-NSh “Zhupa”-Reçan Shitorja nr.7 në Llokvicë - ofron pronën me sipërfaqe të përgjithshme prej 104m² me kulturë ʺndërtesëʺ, që ndodhet në fshatin Llokvicë, Komuna e Prizrenit. Konform procedurave të shitjes me tender publik, pronarit të ri i bartet sipërfaqja e paraqitur sipas certifikatës. Sipas matjeve interne në terren të kryera nga AKP, sipërfaqja e objektit rezulton të jetë 73m². Aktualisht shitorja është e mbyllur. (Depozita e ofertës: € 3,500).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
“Sredačka Župa” Fi.384/89. 

Njësia nr.35-NSh “IT Drateks”-Lokali afarist nr.4 në Dragash - ofron për shitje lokalin afarist që ndodhet në ZK Dragash, Komuna e Dragashit. Përfshin një sipërfaqe të përgjithshme prej 117 m² dhe është në katin përdhesë të ndërtesës (P+3) të ndërtuar nga NSh-ja që gjendet në qendër të qytetit të Dragashit. Toka ku ndodhet lokali NUK është pjesë e kësaj shitje. Aktualisht lokali është i mbyllur. (Depozita e ofertës: € 7,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:  
NSh “IT Drateks” Fi-518/82; Fi-508/89.

Njësia nr.36-NSh “Zhupa”-Reçan Shitorja nr.2 në Drajçiq - Prona përfshin sipërfaqen e përgjithshme prej 199 m², prej të cilave 92 m² me kulturë shtëpi dhe 107 m² me kulturë oborr, në fshatin Drajçiq, Komuna Prizren. Konform procedurave të shitjes me tender publik, pronarit të ri i bartet sipërfaqja e paraqitur sipas certifikatës. Sipas matjeve interne në terren të kryera nga AKP, sipërfaqja e objektit (P+0) rezulton të jetë 103 m². Aktualisht shitorja është e mbyllur. (Depozita e ofertës: € 3,500).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
“Sredačka Župa” Fi.384/89.

Njësia nr.37-NSh “Sharrprodhimi”-Shitorja në fshatin Bellobrad, Dragash - përfshin lokalin afarist të regjistruar në emër të NSh-së në sipërfaqe prej 77 m² me kulturë shtëpi/ndërtesë sipas parcelës nr. 803-0 në ZK Bellobrad, Komuna e Dragashit. Konform procedurave të shitjes me tender publik, pronarit të ri i bartet sipërfaqja e paraqitur sipas certifikatës. Objekti është ndërtim i fort dhe ka etazhitetin SU+P+0. Janë bërë matjet me shirit-metër të gabaritit të objektit ku si rezultat i këtyre matjeve kemi sipërfaqen prej rreth: SU-terren=44m²; përdhese=64m². Sipërfaqja e përgjithshme e objektit është 108m².  Aktualisht shitorja është e dhënë me qira.  (Depozita e ofertës: € 3,500).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:  
NBQ "Sarproizvodi" Fi 302/89 (1989); DD "Sarproizvodi" (1993).

Njësia nr.38-NSh “Sharrprodhimi”-Lokali afarist Nr.4 në Dragash - përfshin lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej 63.44 m² që ndodhet në katin përdhes të objektit banesor P+3 të ndërtuar nga NSh-ja, i cili objekt gjendet përballë Qendrës së Punësimit të komunës së Dragashit. Pronësia e NSh-së bazohet në bazë të Deklaratës me shkrim të ish-Menaxhmentit të NSh-së. Toka ku ndodhet lokali NUK është pjesë e shitjes. Aktualisht lokali është i mbyllur. (Depozita e ofertës: € 7,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:  
NBQ "Sarproizvodi" Fi 302/89 (1989); DD "Sarproizvodi" (1993).

Njësia nr.39-NSh “Sharrprodhimi”-Shitorja në fshatin Buçe, Dragash - përfshin lokalin afarist në sipërfaqe prej 72 m² me kulturë shtëpi/ndërtesë në parcelën nr. 84-2 në ZK Buçe, Komuna e Dragashit. Konform procedurave të shitjes me tender publik, pronarit të ri i bartet sipërfaqja e paraqitur sipas certifikatës. Objekti është ndërtim i fortë dhe ka etazhitet P+0. Sipas matjeve të AKP me shirit metër e gabaritit të objektit sipërfaqja e përafërt është rreth 60m². Aktualisht shitorja është e dhënë me qira. (Depozita e ofertës: € 3,500).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:  
NBQ "Sarproizvodi" Fi 302/89 (1989); DD "Sarproizvodi" (1993).

 


Sipërfaqet e sakta për të gjitha Njësitë do të mund t'i merrni në Memorandumin Final të Informatave

Informatat që janë dhënë në këtë publikim mund të kenë pasaktësi,lëshime, ose gabime tipografike për të cilat Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranojë përgjegjësi lidhur me përdorimin, vlefshmërinë, saktësinë, plotësinë ose besueshmerinë, pa marrë parasysh natyrën e tyre.




<