Vala 58

Vala 58

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) bën Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë Ndërmarrjet e reja të krijuara nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSh-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:


AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE NDËRMARRJEVE TË REJA NË VALËN E 58 TË PRIVATIZIMIT

AKP, në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-034, nga analizat e saj të dokumentacionit dhe dëshmive tjera në lidhje me subjektet/asetet e dhëna më poshtë ka arritur në përfundimin se subjektet /asetet e tilla hyjnë brenda juridiksionit të saj në përputhje me Rregulloren e AKP-së.


Ndërmarrja e Re Ratar Sushicë I Sh.P.K. - përfshinë tokën bujqësore me sipërfaqe prej përafërsisht 262459m² (26ha 24ari 59m²) e cila gjendet në zonën kadastrale Sushicë Komuna e Graçanicës. Prodhimtaria e produkteve bujqësore mund të rritet dukshëm me investime përkatëse. (Depozita e ofertës € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH Laplje Selo / NSH Laplje Selo / SOE Laplje Selo Fi. 809/89; DD Ratar / Sh.A. Ratar / JSC Ratar Fi. 7904/92

Ndërmarrja e Re Ratar Sushicë II Sh.P.K. - përfshinë tokën bujqësore me sipërfaqe prej përafërsisht 984450m² (98ha 44ari 50m²) e cila gjendet në zonën kadastrale Sushicë Komuna e Graçanicës. Prodhimtaria e produkteve bujqësore mund të rritet dukshëm me investime përkatëse. (Depozita e ofertës € 30,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH Laplje Selo / NSH Laplje Selo / SOE Laplje Selo Fi. 809/89; DD Ratar / Sh.A. Ratar / JSC Ratar Fi. 7904/92

Ndërmarrja e Re Mekanizimi Toka Gjilan Sh.P.K. - përfshinë vetëm tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 14100m² (1ha 41ari) që gjendet në fshatin Livoç i Ulët, rreth 4km larg nga qendra e Gjlanit. (Depozita e ofertës € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH Mekanizimi / DP Mekanizacija Fi. 614/89

Ndërmarrja e Re Mekanizimi Ndërtesa Administrative Sh.P.K.- përfshinë tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 415m² (4ari 1 m²) dhe ndërtesën katër katërshe (P+3), e cila në bazë të matjeve në teren përfshinë sipërfaqen e përgjithshme prej përafërsisht 1,523m² . Ndërmarrja e Re gjendet në një pjesë atraktive të Prishtinës, në rr. Fehmi Agani nr.39, afër “Kafeve të Vogla”. (Depozita e ofertës € 50,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH Mekanizimi / DP Mekanizacija Fi. 614/89

Ndërmarrja Re Kosovarja Artizanatet Zona Industriale Sh.P.K. përfshinë tokën me sipërfaqe prej përafërsisht 2600m² (26ari) dhe objektin me sipërfaqe totale prej përafërsisht 550m², që gjenden në Zonën Industriale në Prishtinë. (Depozita e ofertës € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
UNMIK Business registration: 80241755;
NSH “Kosovarja” Artizanati Fi. 6770/93 (21/06/1993);
DP “Kosovarja” Domaca Radinost, Fi. 1060/91 (16/07/1991)

Ndërmarrja e Re KB Liria Toka bujqësore Budisalc Sh.P.K. përfshinë kompleksin e tokës bujqësore në sipërfaqe 8 ha, 13 ari dhe 90m² (81390m²) e cila shtrihet ne Zonën Kadastrale Budisalc pranë lumit “Drini i Bardhë” në fsh. Budisalc, Komuna
Klinë. (Depozita e ofertës € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
K.B. “25 Maj” Fi. 593/89; O.P. “Malishgan” OBPB “Malishgan” Fi.265/90; K.B. “Liria” Regjistrimi i përkohshëm i biznesit

Ndërmarrja e Re NT Agimi Objekti i vjetër i administratës Sh.P.K. përshinë objektin e administratës që përbëhet nga përdhesa, dy kate dhe podrumi me sipërfaqe të përgjithshme 1819m² dhe tokën në të cilën ndodhet objekti në sipërfaqe totale prej 602m² e cila gjendet në rr. Nënë Tereza nr. 211 në qendër të Gjakovës. (Depozita e ofertës € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
OTHPB Agimi (para 1989) NSH Agimi Fi. 580/89; Sh.A. Agimi Fi. 4643/91

Ndërmarrja e Re Industria e Mishit Agrokultura Sh.P.K ofronë mundësi të shkëlqyeshme për të blerë njësinë e Industrisë së Mishit e cila përfshin tokën me hapësirë prej 57239m² (5ha 72ari 39m²) në të cilën gjenden ndërtesat me hapësirë totale prej rreth 10815m² si dhe asete te tjera që përbejnë: Linjën e therjes së shpezëve, me kapacitet 2500-3000 biba ose 8000 zogj pule në një ndërrim (8 orë pune); Repartin për përpunimin e mishit, sallameve, suxhuk, proshutë/mishra të thatë, konserva të ndryshme dhe linja e hamburgerëve; Linja e therjes se kafshëve te trasha me kapacitet 40 frymë për një ndërrim pune; Linja e therjes së kafshëve të imëta, me kapacitet 600 qengja në një ndërrim; Fabrikën e përpunimin të eshtrave dhe mbetjeve organike – për prodhimin e koncentratit. (Depozita e ofertës € 50,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KBI “Agrokultura” Gjilan ; PIP “Mladost” Gnjilane Fi. 670/89

Ndërmarrja e Re Stacioni Veterinës në Shtërpcë Sh.P.K. ofron një mundësi të shkëlqyeshme për të blerë tokë me sipërfaqe të përafërt prej 876m² (8ari 76m²), ku brenda kësaj hapësire është i ndërtuar objekt një katësh me sipërfaqe të përafërt prej 183m². Vendndodhja është në qendër të Shtërpcës dhe është shumë atraktive për zhvillimin e çdo lloj të biznesit. (Depozita e ofertës € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Veterinarska Stanica Strpce Fi. 5215/92

Ndërmarrja e Re Jugobanka Zyra në Leposaviq Sh.P.K. i mundëson blerësve potencial të blejnë hapësirat për zyre në një sipërfaqe prej përafërsisht 180m², që gjenden në katin përdhes të objektit të banimit në qendër të Leposaviqit, në rrugën Vojska Jugoslavije p.n. B. Nuk ka tokë për të transferuar në Ndërmarrjen e re. (Depozita e ofertës € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Banka Themelore Jugobanka Mitrovicë Fi -49/78;
Jugobanka Mitrovica dega e Jugobankës Beograd Fi-2/89;
Jugobanka Jugobanka SH.A. në rehabilitim Mitrovicë Fi-730/91;
Jugobanka Jugobanka SH.A Mitrovicë Fi-4972/92; Jugobanka Jugobanka Kompani Aksionare Mitrovicë Fi-1827/95

Ndërmarrja e Re Dyqani Rashica Mitrovicë Sh.P.K përfshin një sipërfaqe përafërsisht 199,39m² e cila gjendet në katin përdhes të objektit për banim, në qendër të Mitrovicës në sheshin Mehë Uka P.n. Për momentin prona është në shfrytëzim. (Depozita e ofertës € 30,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH Tregtare Lux -Mitrovice Fi-200/89; NSH Tregtare Lux Mitrovice Fi-11462/91;
NSH Tregtare Lux Mitrovice Fi -4272/92; Ndërmarrja Aksionare në pronësi të përzier Lux Fi- 6273/92

Ndërmarrja e Re Shtëpia e Mallrave Çyçavica Sh.P.K. përfshinë objektin me sipërfaqe neto prej 3704.4m² e sipërfaqes bruto prej 4092.6m², ku hyjnë podrumi, përdhesa, kati i parë, kati i dytë dhe kati i tretë, ndërsa bashkë me oborrin ka sipërfaqe prej 0.16.30 ha, ku disa parcela janë pronë e Ndërmarrjes e disa parcela janë pronë e Komunës. Ndërmarrja e Re ndodhet në rrugën “Adem Jashari’ në qendër të Vushtrrisë. (Depozita e ofertës € 50,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
OPT me shumicë dhe pakicë” Çyçavica” Vushtrri; OBPB me shumicë dhe pakicë “Kalaja “ Vushtrri, Fi- 118/85; OPT me shumicë dhe pakicë “Çyçavica”Vushtrri, Fi -03/88; N.Sh. me shumicë dhe pakicë “Çyçavica” Vushtrri, Fi -632/89; SH.A. ne pronësi përzier “Çyçavica” Vushtrri, Fi -7523/92

Ndërmarrja e Re Shitorja e ngastra në Gojbulë dhe ngastra në Gracë Sh.P.K. - përfshinë shitoren dhe tokën në Fshatin Gojbulë dhe tokën në Fshatin Gracë Komuna e Vushtrrisë.
- Shitorja (me ish emrin Avalla 3219) gjendet në qendër të Fshatit Gojbulë përball shkollës fillore të fshatit; Komuna e Vushtrrisë dhe përfshinë ndërtesën me tokën me sipërfaqe përreth 199m².
- Ngastra komerciale (me ish emrin “29 Nëntori” 1348/74) gjendet në qendër të fshatit Gracë dhe përfshinë vetëm tokën në
sipërfaqe përreth 1748 m². (Depozita e ofertës € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
OPT me shumicë dhe pakicë” Çyçavica” Vushtrri;
OBPB me shumicë dhe pakicë “Kalaja “ Vushtrri, Fi- 118/85;
OPT me shumicë dhe pakicë “Çyçavica”Vushtrri, Fi -03/88;
N.Sh. me shumicë dhe pakicë “Çyçavica” Vushtrri, Fi -632/89
SH.A. ne pronësi përzier “Çyçavica” Vushtrri, Fi -7523/92

Ndërmarrja e Re “UNIVERZAL Depo” Sh.P.K. - përfshinë një sipërfaqe prej 74ari 97 m² (7497 m²) prej të cilave objekti “Depo” përfshinë një sipërfaqe prej 2655 m² dhe oborr prej 4928 m² në Zonën Kadastrale Leposaviq, KK Leposaviq. Në bazë të orto-photos ,shihet se në këtë parcelë gjendet edhe një objekt i cili nuk është i përshkruar në Listen poseduese nr. 357 dhe personeli i AKP-së nuk ka mundur të marrë informacione nga udhëheqja e Ndërmarrjes pasi nuk ka bashkëpunim. Ky objekt nuk është pjesë e kësaj shitjeje. (Depozita e ofertës € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH Univerzal Leposavic (me Fi 628/89) ne Gjykatën Ekonomike të Prishtinës

Ndërmarrja e Re Jugobanka Zyra në Skënderaj Sh.P.K. - Kjo shitje i mundëson blerësve potencial të blejnë hapësirat për zyre në një sipërfaqe prej 80m², që gjenden në katin përdhes të objektit të banimit në qendër të Skenderajt, afër sheshit Adem Jashari, pranë barnatores së qytetit. Nuk ka tokë për të transferuar në Ndër. të re. (Depozita e ofertës € 20,000)

Ndërmarrja e Re Jugobanka Zyra në Zvecan - Sh.P.K. Kjo shitje i mundëson blerësve potencial të blejnë hapësirat për zyre në një sipërfaqe prej 78.49 m², që gjenden në katin përdhes të objektit të banimit në qendër të Zveçanit, në rrugën Mbreti Milutin pn. Nuk ka tokë për të transferuar në Ndër. të re. (Depozita e ofertës € 20,000)
 
Ndërmarrja e Re Jugobanka Zyra në Zubin Potok Sh.P.K. Kjo shitje i mundëson blerësve potencial të blejnë hapësirat për zyre në një sipërfaqe prej 90m², që gjenden në katin përdhes të objektit të banimit në qendër të Zubin Potok, në rrugën Kolasinksih Knezeva p.n. Nuk ka tokë për të transferuar në Ndër. të re. (Depozita e ofertës € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Banka Themelore Jugobanka Mitrovicë Fi -49/78;
Jugobanka Mitrovica dega e Jugobankës Beograd Fi-2/89;
Jugobanka Jugobanka SH.A. në rehabilitim Mitrovicë Fi-730/9;
Jugobanka Jugobanka SH.A Mitrovicë Fi-4972/92;
Jugobanka Jugobanka Kompani Aksionare Mitrovicë Fi-1827/95

Ndërmarrja e Re Tokë Radishevë Sh.P.K. përfshinë tokën bujqësore përafërsisht me një sipërfaqe prej 15ha 27ari 32m² (152732 m²), me lokacion në fshatin Radishevë, Komuna Skenderaj. (Depozita e ofertës € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH/DP Fi - 727/89;
DD Produkt Fi -8163/92;
DD Dijamant-Produkt,Fi- 2694/94;
DD Dijamant ProduktFi- 140/95

Ndërmarrja e Re KBK Strezoci Ndërtesa e Administratës dhe Oborri Sh.P.K ofron një mundësi të shkëlqyer për të blerë ngastër tokë prej përafërsisht 2250m² (22ari 50m²), së bashku me ndërtesën me rreth 220m², të përshtatshme si pikë për grumbullimin e produkteve të ndryshme bujqësore (qumështi, kërpudhat, etj) me lokacion në fshatin Strezovcë 12km nga qyteti i Kamenicës. (Depozita e ofertës € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Zemljoradnička Zadruga “Strezovce”, Kamenica Fi. – 259/90

Ndërmarrja e Re Rekreaturs SH.P.K. - përfshinë lokalin afarist me sipërfaqe prej përafërsisht 98m² i cili gjendet në katin përdhes të ndërtesës shumëkatëshe në rrugën Nëna Terezë P+8, afër ndërtesës së Rektoratit në Prishtinë. (Depozita e ofertës € 50,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH REKREATURS; UNMIK Business Registration No. 80587694;
Samoupravna interesna zajednica za odmor i rekreaciju radnika Kosova Fi- 172/79; DP za odmor radnika ugostiteljstvo i turizam RekreatursFi-1960/92;

Ndërmarrja e Re Liria “Shitorja”- Hoqë e Qytetit Sh.P.K.- përshinë një sipërfaqe të përgjithshme prej 100m², prej të cilave 60m² me kulturë ndërtesë dhe 40m² me kulturë oborr. Lokacioni afarist/shitorja ndodhet në fshatin Hoqë e Qytetit, rajoni i Prizrenit. dhe aktualisht është e mbyllur. (Depozita e ofertës € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
1) FI - 330/89 (10.11.1989) Ndërmarrja tregtare me shumicë dhe pakicë “Liria” p.p.
2) FI - 6963/92 (14.12.1992) Shoqëria aksionare ndërmarrja tregtare për tregti të mallërave me “Liria p.p.

Ndërmarrja e Re Agimi Kompleksi i Dyqaneve 4 Sh.P.K.- përfshinë kompleksin prej dy dyqaneve me sipërfaqe të përgjithshme 137m² me lokacion në ZK Gjakovë - Qytet. Dyqanet gjenden në katin përdhesë të objektit të banimit në Rr. Anton Çeta, Komuna Gjakovë. (Depozita e ofertës € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
OTHPB Agimi (para 1989);
NSH Agimi Fi. 580/89; Sh.A. Agimi Fi. 4643/91

Ndërmarrja e Re Kombinati i Lëkurë Këpucëve - Shitorja Nr.7 Sh.P.K. - përfshinë dyqanin në sipërfaqe të përafërt prej 144m² i përbërë nga kati përdhesë dhe kati kryesor (P+1) dhe tokën me sipërfaqe të përafërt prej 72m² në ZK Pejë në Qarshinë e Gjatë, Komuna Pejë. Toka dhe objekti janë në pronësi të Ndërmarrjes. (Depozita e ofertës € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
OPB Kombinati i Lëkure Këpucëve - OTHPB Rrjeti Tregtar Pejë Fi.320/78;
NSH " KOPEX"-Pejë Fi-6260/92

Sipërfaqet e sakta për të gjitha Ndërmarrjet do të mund ti merrni në Memorandumin Final të Informatave.

AKP-ja nuk garanton saktësinë ose plotësinë e informatës së dhënë më lart/këtu dhe nuk do të  pranoj çfarëdo obligimi për ndonjë gabim ose lëshim.




<