Vala 57

Vala 57

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) bën Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë Ndërmarrjet e reja të krijuara nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSh-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:

AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE NDËRMARRJEVE TË REJA NË VALËN E 57 TË PRIVATIZIMIT

AKP, në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-034, nga analizat e saj të dokumentacionit dhe dëshmive tjera në lidhje me subjektet/asetet e dhëna më poshtë ka arritur në përfundimin se subjektet /asetet e tilla hyjnë brenda juridiksionit të saj në përputhje me Rregulloren e AKP-së.

Ndërmarrja e Re Vreshtaria - Toka Bujqësore në Randobravë Sh.P.K. - përfshin tokën bujqësore (vreshta jo aktiv) me sipërfaqen e përgjithshme prej përafërsisht 56ha 40ari 62m² (564062m²). Sipërfaqe e  mjaftueshme tokësore me kushte klimatike të përshtatshme për prodhimin e rrushit si dhe kultivimin e drithërave të ndryshëm në shkallë industriale.
SHËNIM: 6000 m² rrugë publike (Piranë-Retijë) nuk është pjesë e shitjes. (Depozita e ofertës € 50,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Preduzeće za proizvodnju vinskih i stonih sorta groždja "VINOGRADARSTVO" sa p.o. u Dušanovu – Prizren - 09.04.1990 – Fi. 696/90; DP "VINOGRADARSTVO" Dušanovo, Prizren -1992; Preduzeće za Proizvodnju Groždja, Vina i Žestokih Alkoholnih Pića “KOSOVOVINO” Mala Kruša P.O. Prizren - 16.03.1992 – Fi. 563/92; Preduzeće za Proizvodnju Groždja, Vina i Žestokih Alkoholnih Pića “PKB KOSOVOVINO” D.O.O. -
22.05.1992 (Fi. 1921/92)

Ndërmarrja e Re Lavërtaria-Blegtoria “Drejtoria e vjetër Arbanë” Sh.P.K.- përfshin sipërfaqen e përgjithshme prej përafërsisht 33935m² (3ha e 39ari e 35m²), në bazë të Certifikatës mbi të drejtat e pronës së paluajtshme dhe ndodhet në Zonën Kadastrale Dushanovë (Arbanë), komuna e Prizrenit.
SHËNIM: Kjo ndërmarrje nuk përfshin sipërfaqen e përafërt të njësive banesore prej 214m² (4 njësi banesore) kryefamiljarët e të cilëve kanë vendime / kontrata për shfrytëzim të hapësires së banimit. (Depozita e ofertës € 50,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Fi. 698/89 (19.04.1990) "Slozeno Preduzece za poljuprivrednu proizvodnju, preradu promet i usluga PIK "Progres-Export" sa O.sol. O Prizren Preduzece za ratarsku -povratarsku proizvodnju "Ratarstvo" sa P.O Dusanovo; FI - 7337/92 (18.12.1992) DOO "Progres Export- Ratarstvo i Stocarstvo " za proizvodnju ratarsko stocarskih proizvoda Dusanovo D.O.O.

Ndërmarrja e Re Jugobanka Lokali në Kamenicë Sh.P.K. i mundëson blerësve potencial të blejnë hapësirat për zyre në një sipërfaqe prej 97, 88m², që gjenden në katin përdhes të objektit të banimit në qendër të Kamenicës, në rrugën Rahim Beqiri p.n. Nuk ka tokë për të transferuar në Ndër. të re. (Depozita e ofertës € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Banka Themelore Jugobanka Mitrovicë Fi -49/78; Jugobanka Mitrovica dega e Jugobankës Beograd Fi. 2/89; Jugobanka Jugobanka SH.A. në rehabilitim Mitrovicë Fi. 730/91; Jugobanka Jugobanka SH.A Mitrovicë Fi. 4972/92’ Jugobanka SHA Mitrovicë Fi. 1827/95

Ndërmarrja e Re Ratar Llapllasellë I Sh.P.K.- përfshinë tokën bujqësore me sipërfaqe prej përafërsisht 632318m² (63ha 23ari 18m²) e cila gjendet në zonën kadastrale Llapllasellë Komuna e Graqanicës. Prodhimtaria e produkteve bujqësore mund të rritet dukshëm me investime përkatëse. (Depozita e ofertës € 40,000)

Ndërmarrja e Re Ratar Llapllasellë II Sh.P.K. - përfshinë tokën bujqësore me sipërfaqe prej përafërsisht 419616m² (41ha 96ari 16m²) e cila gjendet në zonën kadastrale Llapllasellë, Komuna e Graqanicës. Prodhimtaria e produkteve bujqësore mund të rritet dukshëm me investime përkatëse. (Depozita e ofertës € 40,000)

Ndërmarrja e Re Ratar Llapllasellë III Sh.P.K. - përfshinë tokën bujqësore me sipërfaqe prej përafërsisht 551121m² (55ha 11ari 21m²) e cila gjendet në zonën kadastrale Llapllasellë Komuna e Graqanicës. Prodhimtaria e produkteve bujqësore mund të rritet dukshëm me investime përkatëse. (Depozita e ofertës € 40,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
DP Laplje Selo / NSH Laplje Selo / SOE Laplje Selo Fi. 809/89; DD Ratar / Sh.A. Ratar / JSC Ratar Fi. 7904/92

Ndërmarrja e Re Rilindja Ndërtesa Administrative Sh.P.K. përfshinë tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 415m² (4ari, 15m²) dhe ndërtesën katër katërshe (P+3), e cila në bazë të matjeve në teren përfshinë sipërfaqen e përgjithshme prej përafërsisht 1,434m². Ndërmarrjen e Re gjendet në një vend shumë atraktive për zhvillimin e bizneseve të ndryshme, në rrugën Fehmi Agani Nr.41, afër kafeve të vogla në Prishtinë. (Depozita e ofertës € 50,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH "Rilindja” Tregtar-Librar, Export-Import " Fi. 840/90; DD "Zavicaj" trgovinsko knjizarsko export-import, Fi. 7470/92;


Ndërmarrja e Re Toka bujqësore Binqa 3 Sh.P.K.përfshinë kompleksin e tokës bujqësore në sipërfaqe 74ha, 94ari dhe 39m² (749439m²) e cila është e regjistruar në parcelën e cila ndodhet në ZK Binxhë, Komuna Klinë. (Depozita e ofertës € 50,000)

Ndërmarrja e Re Toka bujqësore Siqevë Sh.P.K. - përfshinë kompleksin e tokës bujqësore në sipërfaqe 125ha, 7ari dhe 23m² (1250723m²) që shtrihet në gjashtë parcela toke të regjistruara në ZK Siqevë, Komuna Klinë. (Depozita e ofertës € 50,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Ndërmarrja për Prodhimet Bujqësore Malishgan, Klinë Fi. 256/90; THPB Prodhimtaria Bujqesore Klina; OTHPB Prodhimtarija Bujqesore;

Ndërmarrja e Re Toka në Drobesh Sh.P.K.- Prona kryesore e kësaj Ndërmarrjeje të Re përbëhet nga toka bujqësore që gjendet në afërsi të fshatit Drobesh, Komuna e Vitisë që përfshinë një sipërfaqe të përafërt prej 74836m² (7ha 48ari 36m²). (Depozita e ofertës € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
N.B.I.Q. Agromorava UNMIK Business Registration No. 80081596 (1981-1999); P.I.P.P Agromorava (Fi. 229/89)

Ndërmarrja e Re Toka në Muhoc Sh.P.K.- Prona kryesore e kësaj Ndërmarrjeje të Re përbëhet nga toka bujqësore që gjendet në afërsi të fshatit Muhoc, Komuna e Ferizajit. Prona e përgjithshme që do t'i bartet Ndërmarrjes së Re ka një sipërfaqe të përafërt prej 119695m² (11ha 96ari 95m²). (Depozita e ofertës € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: N.Sh. “Pasuria Bujqësore” Fi. 650/89

Ndërmarrja e Re Toka bujqësore Poterq i Epërm Sh.P.K. - përfshinë kompleksin e tokës bujqësore në sipërfaqe 119ha, 60ari and 79m² (1196079m²) e cila shtrihet ne Zonat Kadastrale Poterq i Poshtëm dhe Poterq i Epërm në Komunën Klinë. (Depozita e ofertës € 50,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
OBPB "Bujqësia" Pejë; NP KBI "Dushan Mugosha - Duq"; OTHPB "Bujqësia" Pejë me p.p.sol.; NSH "Bujqësia" Pejë me p.p, Fi. 525/89

Ndërmarrja e Re Toka bujqësore Rracaj Sh.P.K. - përfshinë kompleksin e tokës bujqësore me sipërfaqe 108ha, 39ari dhe 17m² (1083917m²) e shtrirë në Zonat Kadastrale Kusar/Kodra Hutit, Skivjan, Osek Hile dhe Rracaj në Komunën Gjakovë. Shënim: Sipas certifikatave pronësore, rreth 49ha të këtij kompleksi evidentohen me kulturë mal. (Depozita e ofertës € 50,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH "Ereniku PP - Prodhimtaria Primare" Gjakovë;
PKB "Prodhimtaria Primare" Gjakovë Fi. 460/89, Fi. 198/90, SOE "Ereniku Prodhimtaria Primare
 

Ndërmarrja e Re Ramiz Sadiku Istog Sh.P.K.

përbëhet nga 4 ndërtesat e fabrikës me sipërfaqe të përgjithshme rreth 3652m² dhe toka në të cilën ndodhen ato me sipërfaqe të përafërt 4ha, 8ari dhe 83m² (40883m²) të regjistruara në parcelën nr. 99/8 të FP nr. UL-70806014- 00309 në ZK Dubravë, Komuna Istog. (Depozita e ofertës € 50,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
OTHPB “Zastava - Ramiz Sadiku” Pejë; OP “Zastava -Ramiz Sadiku” (statuti 1986)
Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar (shpk) në pronësi shoqërore për prodhimin e auto pjesëve “Zastava – Ramiz Sadiku”, Fi. 970/91

Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Breznicë B Sh.P.K. - gjendet në zonën kadastrale Breznicë të komunës së Obiliqit, dhe përbëhet kryesisht nga toka bujqësore. Ndër. e Re përbëhet prej përafërsisht 93256 m² (9 ha 32 ari dhe 56 m²). Ky tender i ofron investitorit potencial mundësinë e zhvillimit të mëtejmë të agrobiznesit. (Depozita e ofertës € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KB Devet Jugoviq, me përgjegjësi të plotë, Nëntë Jugoviq, Fi-1608/90

Ndërmarrja e Re Rilindja Shitorja Mitrovicë Sh.P.K. - i mundëson blerësve potencial të blejnë lokalin afarist me sipërfaqe përafërsisht 68.48m², e cila gjendet në qendër të Mitrovicës, që ofron mundësi të mira për aktivitete komerciale. (Depozita e ofertës € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH "Rilindja" Rrjeti Tregtar-Librar; DD "Zavicaj" trg. knj. ex-import Fi. 7470/92; NSH "Rilindja” Tregtar-Librar Export-Import " Fi. 840/90

Ndërmarrja e Re Rilindja Shitja Gjakovë Sh.P.K. - i mundëson blerësve potencial të blejnë lokalin afarist me një sipërfaqe prej përafërsisht 26.24m² që gjendet në qendër të Gjakovës. (Depozita e ofertës € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: Ndërmarrja Shoqërore Rilindja Shitja Prishtinë; DP Rilindja Prodaja Pristina Fi. 291/90


Ndërmarrja e Re Mulliri Toka Lipjan Sh.P.K.- perfshinë tokë urbane me sipërfaqe prej përafërsisht 2,146m² (21ari 46m²) në një pjesë mjaft atraktive në Lipjan, afër Fabrikës “Bonita” dhe hekurudhës. (Depozita e ofertës € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: “Zhitopromet-Mulliri” NSh për përpunimin e drithërave dhe miellit, Fi. 707/89 “PKB Žitopromet Mlin” PKB Žitokondit” Sh.P.K., Fi. 5221/92 SH.A. “Žitokondit” Fi. 3278/95


Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Llapashticë e Epërme Sh.P.K - përfshinë tokën bujqësore me sipërfaqe prej përafërsisht 23026m² (2ha 30ari 26m²) e cila gjendet në zonën kadastrale Llapashticë e Epërme, në Komunën e Podujevës, 30km larg kryeqendrës Prishtina ndërsa 10km larg qytetit të Podujevës. (Depozita e ofertës € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Kooperativa Bujqësore "Përparimi" në Podujevë; ZZ "Përparimi" u Podujevo; Fi. 940/90

Ndërmarrja e Re Flora Tokë Bujqësore III Sh.P.K. përfshinë tokën bujqësore me sipërfaqe prej përafërsisht 30,344m² (3ha 3ari 44m²) e cila gjendet në zonën kadastrale Zakut. Asnjë ndërtesë, gjedhe apo asete të lëvizshme nuk janë të përfshira në ketë tender. (Depozita e ofertës € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KB "Flora" (Fi. 29/91 më 18/01/91); Kooperativa Bujqësore "Kerpimej" (31/12/92)

Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Gllanasellë 1 Sh.P.K. përfshinë tokën bujqësore me sipërfaqe rreth 504,106m² (50ha 41ari 6m²). Ndër. e Re shtrihet në një kompleks të vetëm bujqësorë në zonën kadastrale Gllanasellë. (Depozita e ofertës € 20,000)

Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Gllanasellë 2 Sh.P.K. - përfshinë tokën bujqësore me sipërfaqe rreth 381,519m² (38ha 15 ari 19m²). Ndër. e Re shtrihet në një kompleks të vetëm bujqësorë në zonën kadastrale Gllanasellë. (Depozita e ofertës € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH Bujqësore “Drenica”; NSh Bujqësore Qarkulluese me përgjegjësi të plotë “Drenica” Fi. 714/89 ShA YUKO-Drenica Fi. 4340/93; NPBQ “Drenica Regjistrimi i Përkohshëm i UNMIK –ut Nr 80151721; OTHPB Agroprodukti

Ndërmarrja e Re Jugobanka Ndërtesa kryesore Administrative në Mitrovicë Sh.P.K.- i mundëson blerësve potencial të blejnë tokë në sipërfaqe prej 909m² dhe dy ndërtesa (Ndërtesa kryesore Administrative në sipërfaqe të përafërt prej 2,364m² dhe ndërtesa ndihmëse në sipërfaqe të përafërt prej 108m²) që gjenden në qendër të Mitrovicës, në rrugën Mbretëresha Teutë, përballë Procredit Bankës dhe Palestrës së Sporteve. (Depozita e ofertës € 100,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Banka Themelore Jugobanka Mitrovicë Fi. 49/78; Jugobanka Mitrovica dega Beograd Fi. 2/89; Jugobanka Jugobanka SH.A. në rehabilitim Mitrovicë Fi. 730/91; Jugobanka SH.A Mitrovicë Fi. 4972/92; Jugobanka Jugobanka Kompani Aksionare Mitrovicë Fi. 1827/95

Ndërmarrja e Re Çyçavica Shitorja Metrazha Sh.P.K.- përbehet nga një shitore me sipërfaqe të përafërt prej 74.38m², e cila ndodhet në katin përdhes të ndërtesës banesore/afariste, në rrugën Dëshmorët e Kombit në afërsi të parkut të Qytetit të Vushtrrisë . Nuk ka tokë për tu transferuar në këtë Ndërmarrje të Re. (Depozita e ofertës € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
OPT me shum. dhe pak.” Çyçavica” Vushtrri; OBPB me shum. dhe pak. “Kalaja “ Vushtrri Fi. 118/85; OPT me sh. dhe pak. “Çyçavica”Vushtrri
Fi. 03/88; N.Sh. me shum. dhe pak. “Çyçavica” Vushtrri Fi. 632/89; SH.A. ne pronësi përzier “Çyçavica” Vushtrri Fi. 7523/92.

Ndërmarrja e Re Beçuk Sh.P.K. - përfshinë tokën bujqësore me një sipërfaqe të përafërt prej 3ha 55ari 96m² (35596m²) me lokacion në fshatin Beçuk, zona kadastrale Beçuk, Komuna e Vushtrrisë . (Depozita e ofertës € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH Elan, Fi. 791/89; JSC Ratar Fi. 7899/92

Ndërmarrja e Re “Depo Piranë”- Prizren Sh.P.K.- përfshinë njësinë në fshatin Piranë, Komuna e Prizrenit, me sipërfaqen e prezantuar në Certifikatën e pronësisë me sipërfaqe prej 1138m² në ZK Pirane. Prona e cila është lëndë e këtij tenderi përfshihet në ngastrën 1052-2 dhe atë me sipërfaqe prej 1138m², tokë me kulturë kullosë. Objekti që ka rreth 462m², sipërfaqe e shfrytëzuar nga NSH-ja nuk është e regjistruar në emër të KB Prizrencoop. (Depozita e ofertës € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Fi. 7311/92 (18.12.1992) “Progres-Export” Kooperativa “Prizrenkoop”, Prizren, D.O.O.

Ndërmarrja e Re Liria “Mini Shtëpia e Mallrave”-Terzimahallë Sh.P.K. - kompleksi komercial përfshinë një sipërfaqe totale të gabaritit prej 281 ndërtesën dykatëshe (B+P+1) që përfshinë katin përdhes (dy shitore dhe një depo), katin e parë dhe bodrumin dhe ndodhet në rrugën “I.J.Kumanova” p.n. në Terzimahallë, zonë primare e qytetit të Prizrenit.
SHËNIM: ndërtesa për banim trekatëshe e cila ndodhet përmbi objektin mini shtëpia e mallrave nuk është lëndë e këtij tenderi. (Depozita e ofertës € 20,000)

Ndërmarrja e Re Liria“Kompleksi komercial”-Lakuriq Sh.P.K. përfshinë kompleksin komercial me sipërfaqe totale prej përafërsisht 485.14m² që ndodhet në katin përdhes të ndërtesës shumëkatëshe afaristo-banesore, në rrugë “Hadi Kantarxhiu” p.n. në Lakuriq, zone primare e qytetit të Prizrenit. Aktualisht kompleksi komercial (përveç dy zyrave që shfrytëzohen nga NSH-ja) është i dhënë me qira palëve të treta. (Depozita e ofertës € 50,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NTSH “Liria” – Prizren;
1) Fi. 330/89 (10.11.1989) NT me shumicë dhe pakicë “Liria” p.p. TP na velikoi malo “Liria” p.o.
2) Fi. 6963/92 (14.12.1992) ShA ndërmarrja tregtare për tregti të mallërave me “Liria p.p. DD TP za promet robe na veliko malo “Liria” p.o.

Ndërmarrja e Re Koritniku - Shitorja në Brod Sh.P.K. përbëhet nga shitorja dhe depo. Shitorja përfshinë sipërfaqen përafërsisht prej 47m² ndërsa depo ka 63m² në fshatin Brod. Shitorja ka një sipërfaqe të përgjithshme të regjistruar prej 110m². (Depozita e ofertës € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NTH ”Koritniku” - Dragash (PRZ037)

Ndërmarrja e Re Prona në Jeni Mahallë Sh.P.K. - përfshin një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 584m². Prona ndodhet në rrugën “Rrotullajt”, Jeni Mahallë në zonën primare të qytetit të Prizrenit. (Depozita e ofertës € 50,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NTSH “Liria” – Prizren; FI. 330/89 (10.11.1989)
NT me shum. dhe pak. “Liria” p.p.; FI. 6963/92 (14.12.1992) SHA NT për tregti të mallërave me “Liria p.p;

Ndërmarrja e Re Depoja Frigoriferi Shillovë Sh.P.K. - ofron mundësi të shkëlqyeshme për të blerë një objekt njëkatësh 4322m² si dhe token përcjellëse 9878m², që së bashku përfshinë një sipërfaqe të përafërt prej 14200m² (1ha 42ari 00m²). Objekti i depos frigoriferi përbëhet nga 6 dhoma frigoriferi, me vëllim total prej 12880m³. Lokacioni është në fshatin Shillovë (në afërsi të qytetit të Gjilanit) mjaft I përshtatshëm për zhvillim të çdo lloj biznesi. (Depozita e ofertës € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KBI “Agrokultura” Gjilan; PIP “Mladost” Gnjilane; (Fi. 670/89)



Sipërfaqet e sakta për të gjitha Ndërmarrjet do të mund ti merrni në Memorandumin Final të Informatave.

AKP-ja nuk garanton saktësinë ose plotësinë e informatës së dhënë më lart/këtu dhe nuk do të pranoj çfarëdo obligimi për ndonjë gabim ose lëshim.

 




<