Shitja e Aseteve në Likuidim - 56

Agjencia Kosovare e Privatizimit është e ngarkuar për të privatizuar Ndërmarrjet Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe likuidimit. Investitorët ftohen ti blejnë përmes tenderit të hapur dhe konkurrues asetet e disa NSH të caktuara, listuara më poshtë tani në likuidimin.

 

AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALL SHITJEN E 56 TË ASETEVE TË NDËRMARRJEVE NË LIKUIDIM

Subjektet/njësitë e përcaktuara më poshtë janë nën juridiksionin e AKP në pajtim me Ligjin nr 04/L-034 mbi Agjencinë Kosovare të Privatizimit. 

 

Rregullat e Përgjithshme Tenderit - 2022

 

Shkarko FORMULARIN në vijim:  

Si duhet të përgaditet oferta për dorëzim?

Shiko Videon

 

Data e Dorëzimit dhe Hapjes së Ofertave është me:
13 korrik 2022

prej
10:00 h -12:00 h

Në Grand Hotel, Salla e Konferencës, Prishtinë

 

Vërejtje: Njësitë në vijim janë tërhequr nga Shitja e aseteve 56:

Njësia nr.16 - NSH Liria - Lokali afarist i përkohshëm në Rr. Remzi Ademaj
Njësia nr.17 - NSH Prizren Market - Lokali afarist i përkohshëm nr.1 në rr.Nëna Terezë p.n. Prizren
Njësia nr.18 - NSH Prizren Market - Lokali afarist i përkohshëm nr.2 në rr.Nëna Terezë p.n. Prizren 
Njësia nr.19 - NSH Prizren Market - Lokali afarist i përkohshëm nr.3 në rr.Nexhat Matranci p.n. Prizren

 

Njësia nr.1 - Peko Lokali në Mitrovicën Veriore - Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe prej 76.66m² bazuar në kontratën e shit-blerjes, ndërsa sipas matjeve në terren paraqitet me sipërfaqja prej 64m² si dhe hapësira në podrum me sipërfaqe prej 21.2m² në të cilën ka qasje prej lokali nëpërmes shkallëve.  Lokali gjendet në rrugën  “Kral Petar I”, p.n. në përdhesën e një objekti banesor-afarist në Mitrovicën Veriore. Lokali  është në qiradhënie. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: Asetet në Kosovë të Ndërmarrjes Peko; NSH Peko në Mitrovicë -Fi-3919/92

Njësia nr.2 - Drenica Lokali afarist nr. 2 në Gllogoc - Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 72m² sipas listës së aseteve të NSH-së, ndërsa 70.70m² sipas matjeve në terren,  i cili është pjesë etazhore e një ndërtese afariste-banesore në sheshin “Fehmi Lladrovci” në qendër të Gllogocit. Toka nuk është pjesë e shitjes. Prona aktualisht është në qiradhënie. (Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: AIK “Agrokosova”; OPBQ “Drenica”; “Ferma e Brojlerëve”; NShBQ “Drenica” (Fi-714/89); Holding “Yuko”; DD PO Zitiste (Fi-4340/93); “Yuko-Drenica” DD sa PO Glogovac (Fi-3481/94, Fi-1722/96); UNMIK Reg.nr. 80151721

Njësia nr.3 - Parcelat 1-1 dhe 1-29 ZK Dranashiq - tokë me sipërfaqe 88839m² (8ha 88ari 39m²) me kulturë mal I klasës  4 dhe bujqësore klasës 6 në ZK Dranashiq, komuna Klinë. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB “Malishgan”, Klinë (Fi. 256/90)

Njësia nr.4 - Parcela nr.56-11 ZK Dranashiq - tokë me sipërfaqe 27264m² (2ha 72ari 64m²),  kultura mal, në ZK Dranashiq, komuna Klinë. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB “Malishgan”, Klinë (Fi. 256/90)

Njësia nr.5 - Parcelat nr.7-1, 7-34, 7-52 ZK Kosh - tokë me sipërfaqe 83000m² (8ha 30ari 00m²), kultura mal, në ZK Kosh, komuna Istog. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB “Malishgan”, Klinë (Fi. 256/90)

Njësia nr.6 - Parcela nr.331-2, 331-26 ZK Shtupel - tokë me sipërfaqe 19002m² (1ha 90ari 02m²), kultura mal, në ZK Shtupel, komuna Klinë. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB “Malishgan”, Klinë (Fi. 256/90)

Njësia nr.7 - Parcela nr.543-1 ZK Shtupel - tokë me sipërfaqe 32979m² (3ha 29ari 79m²), kultura mal, në ZK Shtupel, komuna Klinë. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB “Malishgan”, Klinë (Fi. 256/90)

Njësia nr.8 - Parcela nr.22-0 ZK Siqevë - tokë me sipërfaqe 23283m² (2ha 32ari 83m²), kultura mal,  në ZK Siqevë, komuna Klinë. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB “Malishgan”, Klinë (Fi. 256/90)

Njësia nr.9 - Bankkos Lokali në Lipjan - Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 70m². Aseti gjendet në kuadër të një objekti banesor në  Sheshin “Adem Jashari“ në Lipjan. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: BANKKOS Banka Themelore  Fi -435/86

Njësia nr.10 - Asetet e Gurëthyesit në Gadime - Kjo shitje ofron  zyrat në objektin përdhesë me sipërfaqe totale prej 98.12m², objekti i depove/hangari me sipërfaqe përafërsisht 162.80m²  si dhe objekti ku gjendet bunari me sipërfaqe prej 9m². Asetet e përshkruara gjenden në Gadime të Ulët, komuna e Lipjanit. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri. (Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: Miniera e Linjitit – Seperacioni i Gurëve  (Fi-751/89)

Njësia nr.11 - NSH Sharrprodhimi - Shitorja në fshatin Baçkë në Dragash – përfshin lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej 60m² i cili ka etazhitetin përdhesë (P+0), e cila gjendet në fshatin Baçkë, e ndërtuar nga NSh-ja në parcelën 334-0 - ZK Baçkë, Komuna e Dragashit. Toka ku ndodhet lokali NUK është pjesë e kësaj shitje. Aktualisht lokali është i dhënë me qira. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NBQ "Sarproizvodi" Fi 302/89 (1989); DD "Sarproizvodi" (1993)

Njësia nr.12 - NSH Sharrprodhimi - Shitorja në fshatin Kuk në Dragash – përfshin vetëm shitoren në përdhesë të ndërtesës P+1 me një sipërfaqe të përgjithshme prej 134m² e cila gjendet në fshatin Kuk, e ndërtuar nga NSh-ja në parcelën 422-0 - ZK Kuk, Komuna e Dragashit. Toka ku ndodhet shitorja dhe etazhi P+1 i objektit në të cilin gjendet shitorja NUK janë pjesë e kësaj shitje. Aktualisht lokali është i dhënë me qira. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NBQ "Sarproizvodi" Fi 302/89 (1989); DD "Sarproizvodi" (1993)

Njësia nr.13 - NSH Sharrprodhimi Lokali afarist Nr.1 te Tregu në Dragash – përfshin lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej 101m² i cili ka etazhitetin përdhesë (P+0), i cili gjendet afër Tregut në Dragash e ndërtuar nga NSh-ja në parcelën 779-0 - ZK Dragash, Komuna e Dragashit. Toka ku ndodhet lokali NUK është pjesë e kësaj shitje. Aktualisht lokali është i dhënë me qira. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NBQ "Sarproizvodi" Fi 302/89 (1989); DD "Sarproizvodi" (1993)

Njësia nr.14 - NSH Sharrprodhimi Lokali afarist Nr. 2 te Tregu në Dragash – përfshin lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej 27m² i cili ka etazhitetin përdhesë (P+0), i cili gjendet afër Tregut në Dragash e ndërtuar nga NSh-ja në parcelën 779-0 - ZK Dragash, Komuna e Dragashit. Toka ku ndodhet lokali NUK është pjesë e kësaj shitje. Aktualisht lokali është i dhënë me qira. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:  NBQ "Sarproizvodi" Fi 302/89 (1989); DD "Sarproizvodi" (1993)

Njësia nr.15 - NSH Sharrprodhimi - Lokali afarist Nr.5 në Dragash – përfshin lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej 41m² i cili ka etazhitetin përdhesë (P+0), i cili gjendet në Dragash e ndërtuar nga NSh-ja në parcelën 872-0 - ZK Dragash, Komuna e Dragashit. Toka ku ndodhet lokali NUK është pjesë e kësaj shitje. Aktualisht lokali është i mbyllur. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NBQ "Sarproizvodi" Fi 302/89 (1989); DD "Sarproizvodi" (1993)

 


Sipërfaqet e sakta për të gjitha Njësitë do të mund ti merrni në Memorandumin Final të Informatave

Informatat që janë dhënë në këtë publikim mund të kenë pasaktësi,lëshime, ose gabime tipografike për të cilat Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranojë përgjegjësi lidhur me përdorimin, vlefshmërinë, saktësinë, plotësinë ose besueshmerinë, pa marr parasysh natyren e tyre.  

 

 




<