NJOFTOHEN TË GJITHA PALËT E INTERESUARA SE DUKE FILLUAR NGA SHITJA E ASETEVE 55 E TUTJE APLIKOHEN RREGULLAT E REJA TË TENDERIT!
Agjencia Kosovare e Privatizimit është e ngarkuar për të privatizuar Ndërmarrjet Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe likuidimit. Investitorët ftohen ti blejnë përmes tenderit të hapur dhe konkurrues asetet e disa NSH të caktuara, listuara më poshtë tani në likuidimin.
AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALL SHITJEN E 55 TË ASETEVE TË NDËRMARRJEVE NË LIKUIDIM
Subjektet/njësitë e përcaktuara më poshtë janë nën juridiksionin e AKP në pajtim me Ligjin nr 04/L-034 mbi Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Rregullat e Përgjithshme Tenderit - 2022
Shkarko FORMULARIN në vijim:
Si duhet të përgaditet oferta për dorëzim?
Shiko Videon
Data e Dorëzimit dhe Hapjes së Ofertave është me:
15 Qershor 2022
prej
10:00 h -12:00 h
Në Grand Hotel, Salla e Konferencës, Prishtinë
Vërejtje: Njësitë në vijim janë tërhequr nga Shitja e aseteve 55:
Njësia nr.04: Tefik Çanga Toka në Busi (Lot B), në Prishtinë
Njësia nr.05: Tefik Çanga Toka në Busi (Lot C) , në Prishtinë
Njësia nr.06: Tefik Çanga Toka në Busi (Lot D) , në Prishtinë
Njësia nr.07: Tefik Çanga Toka në Busi (Lot E) , në Prishtinë
Njësia nr.08: Tefik Çanga Toka në Busi (Lot F) , në Prishtinë
Njësia nr.09: Tefik Çanga Toka në Busi (Lot G) , në Prishtinë
Njësia nr.13: Univerzal Lokali 13 dhe parcela në Leposaviq
Njësia nr.15: Univerzal Lokali dhe toka ndërtimore në Dren, Leposaviq.
Njësia nr.17: NSH Trepca Hoteleria Lokali i përkohshëm në Mitrovicë e Veriut.
Njësia nr.19: Stacioni i Veterinës në Soqanicë, Leposaviq.
Njësia nr.30: Rilindja Toka Prishtinë
Njësia nr.32: Centrotekstil Lokali Prishtinë
Njësia nr.33: Monting Energetika Lokali Prishtinë
Njesia nr.34: Marketing Export Lokali Lipjan
Njësia nr.37: Bankkos Podujevë
Njësia nr.40: Gërmia Shitorja nr.137, Mitrovicë e Veriut
Njësia nr.50: NSh “Sharrprodhimi” - Shitorja në fshatin Bresanë, Dragash
Njësia nr.01-Agrokultura Toka në Shurdhan - ofron për shitje parcelën tokësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 437m² (4ari 37m²) në ZK Shurdhan, komuna e Gjilanit e cila është e përshtatshme për zhvillim e aktiviteteve të ndryshme afariste. (Depozita e ofertës: € 3,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH IKB “MLADOST” Gjilan (Fi - 670/89) OP “Mladost” Gjilan (Fi - 106 /78) JUKO-MLADOST SHA PP Gjilan (Fi - 1865/96)
Njësia nr.02-Kualiteti Lokali në Gjilan - ofron për shitje lokalin i cili sipas matjeve interne të AKP-së (me laser/metër) është në sipërfaqe prej 86.12m², ndërsa sipas listës së aseteve është 77.52m². Lokali gjendet në kuadër të ndërtesës së banimit kolektiv (P+4), në Rr. Bujanina, Komuna e Gjilanit. Lokali është I përshtatshëm për zhvillimin e llojeve të ndryshme të biznesit komercial. (Depozita e ofertës: € 3,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSh “Kualiteti” Gjilan (Fi. 888/89) & SHA Kualiteti
Njësia nr.03-NTSH Sharr Lokali 5 në Kaçanik - ofron për shitje lokalin e cila sipas matjeve në terren përbrenda ka sipërfaqe prej 105.36m² kurse sipas listës së aseteve është 100m². Lokali gjendet në katin përdhesë të një ndërtese kolektive në rrugën Agim Bajrami, në Kaçanik, i cili është i përshtatshëm për veprimtari tregtare. (Depozita e ofertës: € 3,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: DTP Šar Kačanik Fi-801/89.
Njësia nr.10-KB Novobërda Toka dhe Objekti – ofron për shitje tokën në sipërfaqe totale prej 11,645m² (1ha 16ari 45m²), oborrin prej 11,436m² dhe objektin (P+1) me sipërfaqe prej 209m², në ZK Jasenovik, në afërsi të fshatit Jasenovik, komuna e Novobërdës. (Depozita e ofertës: € 17,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: ZZ “Novobrdo” Novobrdo Fi-1584/90
Njësia nr.11-IMB Lokali 28 në Mitrovicën Veriore - Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 25.50m² sipas matjeve në terren, ndërsa sipas listës së aseteve ka sipërfaqe prej 65m². Lokali gjendet në rrugën “Filip Vishnjiq” në Mitrovicën Veriore. Lokali aktualisht është i mbyllur. (Depozita e ofertës: € 3,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH IMB –Mitrovicë; Zitopromet Fi-709/89; JSC Mlinpek Fi 1045/94; JSC Mlinpek Fi 1530/94; NSH IMB UNMIK RPB Nr 80106483
Njësia nr.12-Treska Lokali në Pejë - Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe prej 204m², sipas një dokumentit të posedimit, ndërsa sipas matjeve në teren ka sipërfaqe prej 223.70m². Lokali gjendet në rrugën "Bill Klinton" në Pejë. Lokali është në qiradhënie. (Depozita e ofertës: € 17,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: Asetet në Kosovë të Ndërmarrjes “Treska” Shkup; Drvna Industrija “Treska” Skopje (1974); Treska Trgomebel D.O.O. Skopje ( 1992); Treska Trgomebel D.O.O. Beograd ( 1994); Treska Mebel A.D. Skopje (1996); Treska Trgomebel A.D. Skopje (1996); Treska Tromebel A.D. Vo stecaj Skopje (2001)
Njësia nr.14-Borovo Lokali në Mitrovicë - Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe prej 122.58m² , sipas kontratës së shitblerjes, ndërsa sipas matjeve në terren ka sipërfaqe prej 134.90m². Lokali gjendet në qendër të Mitrovicës, në sheshin kryesor" Isa Boletini". Lokali është në qiradhënie.
(Depozita e ofertës: € 10,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: Asetet në Kosovë të Ndërmarrjes Borovo Vukovar; Njësia punuese/aseti në Mitrovicë e Ndërmarrjes “Borovo” nga Vukovari; Jugoslovenski Kombinat Gume i Obuce “Borovo”
Njësia nr.16-Agrokultura Depo në Bare - Kjo shitje ofron depon me sipërfaqe prej 175m² sipas dokumentacionit të posedimit-faturës së tatimit në pronë, ndërsa sipas matjeve në terren objekti ka sipërfaqe prej 167m². Depoja gjendet në fshatin Bare, afër shkollës fillore, Komuna Mitrovica Jugore. Prona aktualisht nuk shfrytëzohet. (Depozita e ofertës: € 3,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KB “23 Nëntori” Fi-414/75, Fi-1604/90; PZ “Rasadnik” D.D Fi-7898/92; K.P. Agrokultura, nr. regj. Biz.: 80091117
Njësia nr.18-IMB Lokali 8 - Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 36.60m² sipas kontratës së shitblerjes, ndërsa sipas matjeve në terren ka sipërfaqe prej 35.50m². Lokali gjendet në rrugën “Kral Petar I” (ndërtesa “Vampirusa”), afër ish “Jugopetrollit” dhe varrezave myslimane në Mitrovicën Veriore. Lokali aktualisht është i mbyllur. (Depozita e ofertës: € 3,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH IMB –Mitrovicë; Zitopromet Fi-709/89; JSC Mlinpek Fi 1045/94; JSC Mlinpek Fi 1530/94; NSH IMB UNMIK RPB Nr 80106483
Njësia nr.20-KB Bec - Objekti i Administratës – Tokë me sipërfaqe 1ha 76ari 92m² (17692m²) si dhe objekte në sipërfaqe 1812m² në ZK Bec, Komuna Gjakovë. Objektet janë në gjendje të amortizuar dhe të demoluar. Prona ka qasje në rrugë publike. (Depozita e ofertës: € 17,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KB ”Bec“, Bec (Fi. 391/90)
Njësia nr.21- KB Bec - Thertorja – Ky aset përfshinë tokë me sipërfaqe 7ha 60ari 35m² (76035m²), ku gjenden disa objekte të thertores të cilat janë në gjendje të amortizuar dhe të demoluar. Një pjesë e tokës është në pronësi të NSH Ereniku PP. Pjesë e kësaj shitje është edhe një objekt me sipërfaqe 728m² mirëpo parcela në të cilën ndodhet ky objekt NUK është në shitje. Aseti gjendet në ZK Bec, komuna Gjakovë. Prona ka qasje në rrugë publike. (Depozita e ofertës: € 17,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KB ”Bec“, Bec (Fi. 391/90)
Njësia nr.22-KB Bec - Depo në Kramovik - Kjo njësi përfshin depon me sipërfaqe 207m² dhe parcelat e tokës nr. 202-1 dhe 202-2 në ZK Kramovik me sipërfaqe 4392m² (43ari 92m²) që ndodhet në fshatin Kramovik, Komuna Rahovec. Depo është e vjetër në gjendje jo të mirë. (Depozita e ofertës: €7,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KB ”Bec“, Bec (Fi. 3167/90)
Njësia nr.23-Parcelat nr. 5-0 dhe 139-0 ZK Rracaj - Tokë me sipërfaqe 12912m² (1ha 29ari 12m²), kultura mal, në ZK Rracaj, komuna Gjakovë. (Depozita e ofertës: € 7,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KBI Ereniku – Prodhimtaria Primare, Gjakovë (Fi.460/89)
Njësia nr.24-NT Agimi -Dyqani nr.2 afër Gjykatës Themelore - Dyqani (B+P) me sipërfaqe 109m² që gjendet në katin përdhesë të objektit banesor në Rr. Bardhyl Çaushi afër Gjykatës Themelore, komuna Gjakovë. Dyqani është i dhënë me qira. (Depozita e ofertës: € 3,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NT Agimi, Gjakovë (Fi.580/89)
Njësia nr.25-NT Koreniku - Supermarketi nr.1, Istog - lokal etazh me sipërfaqe 207m² sipas matjeve (196m² sipas listës së aseteve) që gjendet në katin përdhesë të një objekti banesor në Rr. Skënderbeu, komuna Istog. (Depozita e ofertës: € 10,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NT “Korenik”, Istog Fi.501/89
Njësia nr.26-NT Agrodukagjini - Depo tek Tregu i Gjelbër 2 - Depo etazh me sipërfaqe 130m² sipas matjeve (210m² sipas listës së aseteve të Ndërmarrjes) që ndodhet në Rr. Bekim Berisha – Abeja, tek tregu i gjelbër, komuna Pejë. Toka NUK është objekt i shitjes. Qasja në rrugë publike bëhet përmes parcelës 5755-14 në pronësi “PSH Ujrat”. (Depozita e ofertës: € 3,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: TSP “Agrometohija” Pejë (Fi.407/89);
Njësia nr.27-NT Agrodukagjini - Depo tek Tregu i Gjelbër 3 - Depo etazh me sipërfaqe 99m² sipas matjeve (120m² sipas listës së aseteve të Ndërmarrjes) që ndodhet në Rr. Bekim Berisha – Abeja, tek tregu i gjelbër, komuna Pejë. Toka NUK është objekt i shitjes. Qasja në rrugë publike bëhet përmes parcelës nr. 5755-14 në pronësi “PSH Ujrat”. (Depozita e ofertës: € 3,500).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: TSP “Agrometohija”, Pejë (Fi.407/89);
Njësia nr.28-NT Agrodukagjini - Depo e përkohshme tek Tregu i Gjelbër - Depo materiali të përkohshëm (metal), pjesërisht e hapur, me sipërfaqe 264m² sipas matjeve (sipas listës së aseteve të Ndërmarrjes 120m²) në Rr. Bekim Berisha - Abeja, tek Tregu i Gjelbër, komuna Pejë. Toka NUK është objekt i shitjes. Qasja në rrugë publike bëhet përmes parcelës nr. 5755-14 në pronësi “PSH Ujrat”. Depo është e dhënë me qira. (Depozita e ofertës: € 3,500).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: TSP “Agrometohija”, Pejë (Fi.407/89);
Njësia nr.29-Rilindja Toka Mitrovicë - Kjo shitje ofron tokën ndërtimore me sipërfaqe prej 120m² (1ari 20m²), në ZK Mitrovicë. Aseti në fjalë gjendet prapa Muzeut të Qytetit në Mitrovicë. (Depozita e ofertës: € 3,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH Rilindja Rrjeti Tregtar Librar UNMIK Reg. Nr. 80030924; DD Zavicaj Trgovinsko Knjizarsko Export-Import Fi.7470/92; NSH Rilindja Tregtar-Librar Export-Import Fi.840/90;
Njësia nr.31-Mulliri Lokali në Obiliq - Kjo shitje ofron hapësirën afariste me sipërfaqe të përgjithshme prej 114m² në rr. Isa Boletini në Obiliq. (Depozita e ofertës: € 7,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: “Zhitopromet-Mulliri” (Fi.707/89; Fi.5221/92; Fi.3278/95)
Njësia nr.35-Bankkos Viti - Kjo shitje ofron hapësirën afariste me sipërfaqe të përgjithshme prej afërsisht 57.08m² në rr. Adem Jashari p.n. në qendër të Vitisë. (Depozita e ofertës: € 3,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: BANKKOS Banka Themelore Fi -435/86;
Njësia nr.36- Bankkos Kamenicë - Kjo shitje ofron hapësirën afariste me sipërfaqe të përgjithshme prej afërsisht 42m² në rr. Skënderbeu në qendër të Kamenicës. (Depozita e ofertës: € 3,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: BANKKOS Banka Themelore Fi -435/86;
Njësia nr.38-Jugoplastika Shitorja Ferizaj - Kjo shitje ofron shitoren me sipërfaqe prej 39m² në sheshin Dëshmorët e Kombit, Ferizaj. (Depozita e ofertës: € 10,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSh "Jugoplastika", Prishtinë
Njësia nr.39-Duhani Lokal Afarist Mitrovicë - Kjo shitje ofron tokën ndërtimore me sipërfaqe 214m² prej të cilave 137m² me kulturë oborr dhe 77 m² me kulturë shtëpi-ndërtesë sipas Certifikatës me numër të lëndës 0494203-291/22 te datës 14.03.2022, ZK Mitrovicë Veriore. Prona gjendet në Rr. Sutjeska në Mitrovicën Veriore. (Depozita e ofertës: € 10,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NS "DUHANI" Prishtinë Fi.629/89
Njësia nr.41-NSH IT Drateks - Lokali afarist nr.4 Dragash – ofron për shitje lokalin afarist që ndodhet në ZK Dragash, Komuna e Dragashit. Përfshinë një sipërfaqe të përgjithshme prej 117m² dhe është në katin përdhesë të ndërtesës (P+3) të ndërtuar nga NSH-ja që gjendet në qendër të qytetit të Dragashit. Toka ku ndodhet lokali NUK është pjesë e kësaj shitje. Aktualisht lokali është i mbyllur. (Depozita e ofertës: € 7,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH “IT Drateks” Fi-518/82; Fi-508/89.
Njësia nr.42-NSH Koritniku - Shitorja në fshatin Kërstec, Dragash – përfshin lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 66m² (B+P), që ndodhet fshatin Kërstec, ZK Kërstec, Komuna e Dragashit. Toka ku ndodhet shitorja NUK është pjesë e kësaj shitje. Vërejtje: Sipas Listës së aseteve të NSH-së ky lokal evidentohet me sipërfaqe prej 60m². Aktualisht shitorja është e mbyllur. (Depozita e ofertës: € 3,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH “Koritnik”Dragash Fi-186/89; Fi-8189/92
Njësia nr.43-NSH Koritniku - Shitorja në fshatin Mlikë, Dragash – përfshin lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 70 m², që ndodhet në fshatin Mlikë, ZK Mlikë, Komuna e Dragashit dhe është në katin përdhesë të ndërtesës (P+1). Toka ku ndodhet shitorja NUK është pjesë e kësaj shitje. Aktualisht shitorja është e dhënë me qira. (Depozita e ofertës: € 3,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH “Koritnik”Dragash Fi-186/89; Fi-8189/92.
Njësia nr.44-NSH Zhupa Recane - Shitorja nr.2 në Drajciq – Prona përfshinë sipërfaqen e përgjithshme prej 199m², prej të cilave 92m² me kulturë shtëpi dhe 107m² me kulturë oborr, në fshatin Drajçiq, Komuna Prizren. Sipas matjeve interne në terren të kryera nga AKP, sipërfaqja e objektit (P+0) rezulton të jetë 103m². Aktualisht shitorja është e mbyllur. (Depozita e ofertës: € 3,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: “Sredačka Župa” Fi.384/89
Njësia nr.45-NSH Zhupa Reqane - Shitorja nr.7 Llokvice - ofron pronën me sipërfaqe të përgjithshme prej 104m² me kulturë ‘ndërtesë’, që ndodhet në fshatin Llokvicë, Komuna e Prizrenit. Sipas matjeve interne në terren të kryera nga AKP, sipërfaqja e objektit rezulton të jetë 73m². Aktualisht shitorja është e mbyllur. (Depozita e ofertës: € 3,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: “Sredačka Župa” Fi.384/89
Njësia nr.46-NSH Sharrprodhimi - Shitorja në fshatin Brod, Dragash – përfshinë lokalin afarist të regjistruar në certifikatën pronësore në emër të NSh-së me një sipërfaqe të përgjithshme prej 69m² sipas parcelës nr. 1737-0 me kulturë shtëpi/ndërtesë që ndodhet në ZK Brod, Komuna e Dragashit. Informatë e rëndësishme: Sipas gjendjes faktike në terren objekti është ndërtim i fortë dhe ka etazhitetin P+0. Sipas matjeve interne nga AKP me shirit-metër të gabaritit të objektit sipërfaqja e përafërt është rreth 81m². Aktualisht shitorja është e dhënë me qira. (Depozita e ofertës: € 3,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NBQ "Sarproizvodi" Fi 302/89 (1989); DD "Sarproizvodi" (1993)
Njësia nr.47-NSH Sharrprodhimi - Shitorja në fshatin Glloboçicë, Dragash – përfshin lokalin afarist të regjistruar në certifikatën pronësore në emër të NSh-së me sipërfaqe të përgjithshme prej 85m² nga e cila 47m² shtëpi/ndërtesë si dhe 38m² oborr, në parcelën kadastrale nr. 2462-0 në ZK Glloboçicë I, Komuna e Dragashit. Aktualisht shitorja është e mbyllur. (Depozita e ofertës: € 3,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NBQ "Sarproizvodi" Fi 302/89 (1989); DD "Sarproizvodi" (1993)
Njësia nr.48-NSH Sharrprodhimi - Shitorja në fshatin Buçe, Dragash– përfshin lokalin afarist në sipërfaqe prej 72m² me kulturë shtëpi/ndërtesë në parcelën nr. 84-2 në ZK Buçe, Komuna e Dragashit. Informatë e rëndësishme: Objekti është ndërtim i fortë dhe ka etazhitet P+0. Sipas matjeve të AKP me shirit metër e gabaritit të objektit sipërfaqja e përafërt është rreth 60m². Aktualisht shitorja është e dhënë me qira. (Depozita e ofertës: € 3,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NBQ "Sarproizvodi" Fi 302/89 (1989); DD "Sarproizvodi" (1993)
Njësia nr.49-NSH Sharrprodhimi - Shitorja në fshatin Bellobrad, Dragash – përfshin lokalin afarist të regjistruar në emër të NSh-së në sipërfaqe prej 77m² me kulturë shtëpi/ndërtesë sipas parcelës nr. 803-0 në ZK Bellobrad, Komuna e Dragashit. Informatë e rëndësishme: Objekti është ndërtim i fortë dhe ka etazhitetin SU+P+0. Sipas matjeve me shirit-meter të gabaritit të objektit sipërfaqja e përafërt është rreth: SU terren=44m²; Përdhesë=64m². Sipërfaqja e përgjithshme e objektit është 108m². Aktualisht shitorja është e dhënë me qira. (Depozita e ofertës: € 3,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NBQ "Sarproizvodi" Fi 302/89 (1989); DD "Sarproizvodi" (1993)
Njësia nr.51-NSH Sharrprodhimi - Lokali afarist Nr.3 në Dragash – përfshin lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej 61.91m² që ndodhet në katin përdhesë të objektit banesor P+3 të ndërtuar nga NSH-ja, i cili objekt gjendet përballë Qendrës së Punësimit të Komunës së Dragashit. Toka ku ndodhet lokali NUK është pjesë e kësaj shitje. Aktualisht lokali është i mbyllur. (Depozita e ofertës: € 7,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NBQ "Sarproizvodi" Fi 302/89 (1989); DD "Sarproizvodi" (1993)
Njësia nr.52-NSH Sharrprodhimi - Lokali afarist Nr.4 në Dragash– përfshin lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej 63.44m² që ndodhet në katin përdhesë të objektit banesor P+3 të ndërtuar nga NSH-ja, i cili objekt gjendet përballë Qendrës së Punësimit të komunës së Dragashit. Toka ku ndodhet lokali NUK është pjesë e shitjes. Aktualisht lokali është i mbyllur. (Depozita e ofertës: € 7,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NBQ "Sarproizvodi" Fi 302/89 (1989); DD "Sarproizvodi" (1993)
Sipërfaqet e sakta për të gjitha Njësitë do të mund ti merrni në Memorandumin Final të Informatave
Informatat që janë dhënë në këtë publikim mund të kenë pasaktësi,lëshime, ose gabime tipografike për të cilat Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranojë përgjegjësi lidhur me përdorimin, vlefshmërinë, saktësinë, plotësinë ose besueshmerinë, pa marr parasysh natyren e tyre.