Agjencia Kosovare e Privatizimit është e ngarkuar për të privatizuar Ndërmarrjet Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe likuidimit. Investitorët ftohen ti blejnë përmes tenderit të hapur dhe konkurrues asetet e disa NSH të caktuara, listuara më poshtë tani në likuidimin.
AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALL SHITJEN E 67 TË ASETEVE TË NDËRMARRJEVE NË LIKUIDIM
Subjektet/njësitë e përcaktuara më poshtë janë nën juridiksionin e AKP në pajtim me Ligjin nr 04/L-034 mbi Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Rregullat e Përgjithshme Tenderit - 2023
Shiko Videon
Shkarko FORMULARIN në vijim:
Si duhet të përgaditet oferta për dorëzim?
Transferet Ndërkombëtare
Data e Dorëzimit dhe Hapjes së Ofertave është me:
31 korrik 2024
prej
10:00 h -12:00 h
Në Hotel Grand, Salla e Konferencës, Prishtinë
Vërejtje: Njësitë në vijim janë tërhequr nga Shitja e aseteve 67:
Njësia nr.15-Apiko-Lokali (ish-depo) në Prishtinë
Njësia nr.01-KB Prelluzhë Parcela 00118-0 - Kjo shitje ofron tokën bujqësore, arë klasa 3, me sipërfaqe prej 4725m² (47ari 25m²), ZK Prilluzhë, Komuna e Vushtrrisë. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KB “Prelluzha” (Fi-904/90)
Njësia nr.02-LUX Lokali Dëshira Juaj I në Mitrovicë Jugore - Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe prej 100.57m² e përcaktuar sipas matjeve në terren, ndërsa sipas listës së aseteve, sipërfaqja është 80m². Lokali gjendet në rrugën “Xhafer Deva” në Mitrovicë. Prona është e lirë. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: N.Sh. “Lux” Fi - 200/89; Fi- 6273/92; UNMIK regj.nr. 80038216
Njësia nr.03-Agrokultura Depo në Bare - Kjo shitje ofron depon me sipërfaqe prej 175m² sipas dokumentacionit të posedimit-faturës së tatimit në pronë, ndërsa sipas matjeve në terren objekti ka sipërfaqe prej 167m². Depoja gjendet në fshatin Bare, afër shkollës fillore, Komuna Mitrovica Jugore. Prona aktualisht nuk shfrytëzohet. (Depozita e ofertës: € 3,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KB “23 Nëntori” Fi-414/75, Fi-1604/90; PZ “Rasadnik” D.D Fi-7898/92; K.P. Agrokultura, nr. regj. Biz.: 80091117
Njësia nr.04-IMB Lokali 10 në Tunelin e Parë - Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 56.4m², sipas matjeve në terren, ndërsa sipas Listës së Aseteve sipërfaqja është 55m². Lokali gjendet në Tunelin e Parë. Lokali aktualisht është i mbyllur. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH IMB –Mitrovicë; Zitopromet Fi-709/89; JSC Mlinpek Fi 1045/94; JSC Mlinpek Fi 1530/94; NSH IMB UNMIK RPB Nr 80106483
Njësia nr.05-Lux Lokali Rudar në Tunelin e Parë - Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe prej 78.06m² e përcaktuar sipas matjeve në terren, ndërsa sipas listës së aseteve, sipërfaqja është 50m². Lokali gjendet në përdhes të një objekti banesorë në Tunelin e Parë, Mitrovicë. Lokali aktualisht është i mbyllur. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: N.Sh. “Lux” Fi - 200/89; Fi- 6273/92; UNMIK regj.nr. 80038216
Njësia nr.06-Lux Vetëshërbimi Tunel në Tunelin e Parë - Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 150m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve në terren lokali ka sipërfaqe prej 168m². Lokali gjendet në rrugën kryesore në Tunel të Parë, Komuna e Mitrovicës Jugore. Lokali aktualisht është i mbyllur.
(Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: N.Sh. “Lux” Fi - 200/89; Fi- 6273/92; UNMIK Numri i regjistrimit 80038216
Njësia nr.07-KB Bec-Parcela nr.461-0 Kodrali e Becit – Kjo shitje përfshinë parcelën kadastrale nr.461-0, me kulturë tokë bujqësore pemishte e klasës 4, me sipërfaqe prej 6 ari 55m² (655m²), ZK Kodrali e Becit, komuna Gjakovë. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KB ”Bec“, Bec (Fi. 391/90)
Njësia nr.08-KB Bec-Parcelat nr.1189-1 dhe 1191-4 ZK Cërmjan – Kjo shitje përfshinë parcelën kadastrale nr.1189-1 me sipërfaqe 33m² dhe parcelën kadastrale nr.1194-4 me sipërfaqe prej 10ari 93m², ZK Cërmjan, komuna Gjakovë. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KB ”Bec“, Bec (Fi. 391/90)
Njësia nr.09-Parcela nr.623-0 në ZK Lubovë - Kjo shitje përfshinë parcelën nr.623-0 me sipërfaqe prej 683m² (6ari 83 m²), me kulturë pemishte e klasës 3, në ZK Lubovë, Komuna e Istogut. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH “Dubrava”, Istog Fi. 268/89
Njësia nr.10-Parcela nr.631-0 në ZK Shushicë - Kjo shitje përfshinë parcelën kadastrale me nr. të njësisë 631-0 me sipërfaqe 24ari 20m² (2420m²), me kulturë arë në ZK Shushicë, Komuna Istog. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH “Dubrava”, Istog Fi. 268/89
Njësia nr.11-Tokë Komerciale në Gramaqel - Kjo shitje përfshinë parcelën nr.354/0 në ZK Gramaqel, Deçan, me kulturë tokë komerciale, me sipërfaqe 6ari 80m² (680m²) në ZK Gramaqel, Komuna Deçan. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KB Përparimi Fi.366/80
Njësia nr.12-NPB Malishgan-Parcela 227-19 në ZK Kosh - Kjo shitje përfshinë parcelën nr.227-19 me kulturë arë e klasës 5, me sipërfaqe prej 29ari 96m² (2996m²) në ZK Kosh, Komuna Istog. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB Malishgani, Klinë në likuidim (“Ndërmarrja”) Fi. Fi.265/90
Njësia nr.13-NT Koreniku Parcela nr.160-1 ZK Rakosh - Kjo shitje përfshinë parcelën me nr.160-1 me sipërfaqe 7ari e 52m² (752m²), me kulturë tokë ndërtimore, që ndodhet në ZK Rakosh, Komuna e Istogut. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NT “Korenik”, Istog Fi.501/89
Njësia nr.14-Asetet e Luajtshme të ish Qiramarrësit të NSH Ramiz Sadiku në Istog - Kjo shitje përfshinë asetet e luajtshme që të njohura si “Vija për prodhimin dhe mbushjen e lëngjeve” sikur pajisjet: Makineri për mbushjen e lëngjeve, Alfa Lava, Tube Metalike, Weygimoveket Epito, Paneli I Rrymës (Nordson Saturn), Pajisja Certuss, Kaldaja Industriale me thëngjill 2000kw, etj. që janë në posedim të Ndërmarrjes Shoqërore Ramiz Sadiku në Pejë. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: FAP “Ramiz Sadiku”, Pejë Fi-970-91
Njësia nr.16-KB Bec-Parcela nr.1149-0 në ZK Kralan – Kjo shitje përfshinë parcelën 1149-0 me sipërfaqe 12ari 66m² (1266m²) me kulturë tokë bujqësorë, kullosë e klasës 4, në ZK Kralan, Komuna Gjakovë. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KB ”Bec“, Bec (Fi. 391/90)
Njësia nr.17-KBI Malishgan-Parcelat 244-1 dhe 245-4 ZK në Dranashiq - Kjo shitje përfshinë parcelat kadastrale nr.244-1 me sipërfaqe 5ari 01m² (501m²), me kulturë tokë ndërtimore-shtëpi-oborr si dhe parcelën 245-4 me sipërfaqe 6ari 81m² (681m²) me kulturë arë e klasës 5, në ZK Dranashiq, Komuna Klinë. (Depozita e ofertës: 5,000 Euro)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB Malishgani, Klinë në likuidim (“Ndërmarrja”) Fi. Fi.265/90
Njësia nr.18-KBI Malishgan-Parcela nr.97-2 në ZK Gjurgjevik – Kjo shitje përfshinë parcelën nr. 97-2 me sipërfaqe 7ari 20m² (720m²) në ZK Gjurgjevik, Komuna Klinë. Parcela ka qasje në rrugë publike. (Depozita e ofertës: € 3,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB “Malishgan”, Klinë (Fi. 256/90)
Njësia nr.19-KBI Dubrava-Parcelat nr.1340-1,1340-2 dhe 1340-3 në ZK Shushicë - Kjo shitje përfshinë tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej 26ari 70m² (2670m²) në ZK Shushicë, në Istog. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH “Dubrava”, Istog Fi. 268/89
Njësia nr.20-KB Gurakoci-Parcela nr.424-6 në ZK Dobrushë – Kjo shitje përfshinë parcelën nr.424-6 me sipërfaqe 3ari 66m² (366m²), me kulturë kullosë e klasës 3, në vendin e quajtur Dobrushë, Istog. (Depozita e ofertës: € 3,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH KB "Gurrakoci" Istog Fi.656/89
Njësia nr.21-Parcela nr.199-3 në Dranashiq - Kjo shitje përfshinë parcelën kadastrale nr.199-3 me sipërfaqe 1566m² (15ari 66m²), me kulturë bujqësore arë e klasës 4, në ZK Dranashiq, Komuna Klinë. Prona ka qasje në rrugë publike me nr.196, ZK Dranashiq. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB Malishgani, Klinë në likuidim (“Ndërmarrja”) Fi. Fi.265/90
Njësia nr.22-Ratar Tokë Bujqësore Çagllavicë XI - përfshinë tokën bujqësore, ngastrën kadastrale 767-5, me kulturë arë e klasës së 4. Ngastra gjendet në zonën kadastrale Çagllavicë dhe ka sipërfaqe të përgjithshme prej 3660m² (36ari 60m²). Ngastra evidentohet në pronësi të P.SH. KBI Kosova Export. (Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH ”Ratar” Llapllasellë (më parë pjesë e KBI “Kosova Export”), Fi.809/89.
Njësia nr.23-Ratar Tokë Bujqësore Çagllavicë VIII - kjo njësi ofron tokën bujqësore, ngastrën kadastrale 1381/6, me kulturë arë e klasës së 1, me sipërfaqe të përgjithshme prej 5200m² (52ari) . Ngastra gjendet në zonën kadastrale Çagllavicë, Komuna e Prishtinës . (Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH ”Ratar” Llapllasellë (më parë pjesë e KBI “Kosova Export”), Fi.809/89.
Njësia nr.24-Ratar Tokë Bujqësore Prishtinë XI - kjo njësi ofron tokën bujqësore, ngastrën kadastrale 10294/1 me kulturë arë e klasës së 6, me sipërfaqe të përgjithshme prej 1638m² (16ari 38m²) . Ngastra gjendet në zonën kadastrale Prishtinë, Komuna Prishtinë. (Depozita e ofertës: € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH ”Ratar” Llapllasellë (më parë pjesë e KBI “Kosova Export”), Fi.809/89.
Njësia nr.25-Ratar Tokë Bujqësore Llapllasellë XXXIV - kjo njësi ofron tokën bujqësore, ngastrën kadastrale 202/21, me kulturë arë e klasës së 2, me sipërfaqe të përgjithshme prej 4775m² (47ari 75m²). Ngastra gjendet në zonën kadastrale Llapllasellë, Komuna Graçanicë. (Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH ”Ratar” Llapllasellë (më parë pjesë e KBI “Kosova Export”), Fi.809/89.
Njësia nr.26-KB Kosova Tokë Bujqësore në Lipjan- kjo njësi ofron tokën bujqësore, ngastrën kadastrale 1431-0, me kulturë arë e klasës së 1, me sipërfaqe të përgjithshme prej 4156m² (41ari 56m²) . Ngastra gjendet në zonën kadastrale Lipjan, Komuna Lipjan . (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KB "Kosova"; KB Lipjan; SHA "Poljoprivreda"; Fi-7667/92, Fi-3890/94;
Njësia nr.27-KB Kosova Tokë Bujqësore në Dobratin I - kjo njësi ofron tokën bujqësore, ngastrat kadastrale 13/0 dhe 15/0 , me kulturë arë e klasës së 4, me sipërfaqe të përgjithshme prej 4808m² (48ari 08m²) . Ngastra gjendet në zonën kadastrale Dobratin, Komuna Graçanicë. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KB "Kosova"; KB Lipjan; SHA "Poljoprivreda"; Fi-7667/92, Fi-3890/94;
Njësia nr.28-KB Kosova Tokë Bujqësore në Dobratin II - kjo njësi ofron tokën bujqësore, ngastrat kadastrale 5/0 dhe 6/0 , me kulturë arë e klasës së 3, me sipërfaqe të përgjithshme prej 3449m² (34ari 49m²) . Ngastra gjendet në zonën kadastrale Dobratin, Komuna Gracanica. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KB "Kosova"; KB Lipjan; SHA "Poljoprivreda"; Fi-7667/92, Fi-3890/94
Njësia nr.29-KB Drita Tokë Bujqësore në Balloc - Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 3043m² (30ari 43m²). Toka përfshinë ngastrën kadastrale me nr.1449/0 me kulturë arë e klasës 4, Zona Kadastrale Balloc, Komuna e Podujevës. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: Kooperativa Bujqësore "Drita" në Sfeqël Fi. 563/85
Njësia nr.30-KB Përparimi Tokë Bujqësore në Llaushë – Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe prej 3746m² (37ari 46m²). Toka përfshinë ngastrën kadastrale me nr.1669/0 me kulturë livadh i klasës 5, Zona Kadastrale Llaushë, Komuna e Podujevës. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: OP “Sloga” Fi-100/80, KB “Përparimi” Fi-940/90
Njësia nr.31-Asetet e Gurëthyesit Gadime - Kjo shitje ofron objektet: zyrat në objektin objekti përdhese me sipërfaqe totale prej 98.12m², objekti i depove/hangari me sipërfaqe përafërsisht 162.80m² si dhe objekti ku gjendet bunari me sipërfaqe prej 9m². Asetet e përshkruara gjenden në Gadime të Ulët, Komuna e Lipjanit. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri. (Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: Miniera e Linjitit – Seperacioni i Gurëve (Fi-751/89)
Njësia nr.32-NSh Komuna-Prona në Nashec, Prizren - përfshinë pronën e regjistruar në certifikatën pronësore në emër të NSh-së me sipërfaqe prej 36 m² me kulturë shtëpi/ndërtesë në parcelë nr. 753-0 në Zonën Kadastrale Nashec, Komuna e Prizrenit. Konform procedurave të shitjes me tender publik, pronarit të ri i bartet sipërfaqja e paraqitur sipas certifikatës. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: DP “Komuna” Prizren – Fi 589/89; DD “Komuna” Prizren, Fi 6546/92; N.P.T. “Komuna” Prizren
Njesia nr.33-NSh DLB-Parcela 5801-0 ZK Prizren - ofron për shitje tokën bujqësore që ndodhet në ZK Prizren dhe përfshin ngastrën kadastrale P-71813068-05801-0 me sipërfaqe prej 555m² (5ari 55m²), me kulturë arë e klasit 4. (Depozita e ofertës: € 2,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: PIK "Progres-Export"-"Ratarstvo" sa P.O Dusanovo, "Progres Export- Ratarstvo i Stocarstvo " Fi.-698/89, Fi.-7337/92
Njesia nr.34-NSh Sharrprodhimi-Shitorja në fshatin Kuk, Dragash – përfshin vetëm shitoren në përdhesë të ndërtesës P+1 me një sipërfaqe të përgjithshme prej 134m² e cila gjendet në fshatin Kuk, e ndërtuar nga NSh-ja në parcelën 422-0 - ZK Kuk, Komuna e Dragashit. Toka ku ndodhet shitorja dhe etazhi P+1 i objektit në të cilin gjendet shitorja NUK janë pjesë e kësaj shitje. Aktualisht lokali është i dhënë me qira. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NBQ "Sarproizvodi" Fi 302/89 (1989); DD "Sarproizvodi" (1993)
Njesia nr.35-NSh Sharrprodhimi-Shitorja në fshatin Baçkë, Dragash – përfshin lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej 60m² i cili ka etazhitetin përdhesë (P+0), e cila gjendet në fshatin Baçkë, e ndërtuar nga NSh-ja në parcelën 334-0 - ZK Baçkë, Komuna e Dragashit. Toka ku ndodhet lokali NUK është pjesë e kësaj shitje. Aktualisht lokali është i dhënë me qira. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NBQ "Sarproizvodi" Fi 302/89 (1989); DD "Sarproizvodi" (1993)
Njesia nr.36-NSh Stacioni i Veterinarisë Rahovec-Asetet e luajtshme - dy automobila Yugo - njëri automobil Yugo 1, me ngjyrë të bardhë, 3 dyer, prodhim i vitit 1997 me kapacitet 1116cm3 dhe Yugo 2 prodhim i vitit 1998 , me ngjyrë të bardhë, 3 dyer, me kapacitet 1116 cm3. Automobili Yugo 1 vit i prodhimit 1997 ka qenë në gjendje funksionale deri në Mars 2014 dhe pas kësaj kohe nuk është shfrytëzuar. Ndërsa Yugo 2 viti i prodhimit 1998 nuk ka qenë funksional. Automobilat nuk janë të regjistruar. (Depozita e ofertës: € 300)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: OOUR Veterinarska Stanica u Orahovcu (Fi.41/81)
Sipërfaqet e sakta për të gjitha Njësitë do të mund t'i merrni në Memorandumin Final të Informatave
Informatat që janë dhënë në këtë publikim mund të kenë pasaktësi,lëshime, ose gabime tipografike për të cilat Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranojë përgjegjësi lidhur me përdorimin, vlefshmërinë, saktësinë, plotësinë ose besueshmerinë, pa marrë parasysh natyrën e tyre.